E reja nga Gana e cila u vra sot nga partneri shqiptar Klinton Pira në Tiranë kishte hyrë në Shqipëri mesditën e sotme.
26-vjeçari Pira kishte marrë me qira ditore banesën në katin e tetë të një pallati në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë, ku dhe ndodhi ngjarja tragjike.
Pira qëlloi 31-vjeçaren me thikë dhe gjatë kohës kur kjo e fundit zbriti poshtë për të kërkuar ndihmë ai u hodh nga kati i tetë duke gjetur vdekjen. Ndërsa e plagosura u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk mund t’u mbijetojë plagëve.
