Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Historia e Arlindit, ja si të aplikoni për studime në SHBA

18:45 / July 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 3 13
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasada amerikane me anë të një njoftimi në rrjetet sociale fton të gjithë studentët shqiptarë që ëndërrojnë të studiojnë në SHBA që të marrin të gjitha informacionet e nevojshme në faqen EducationUSA Albania.

GJithashtu ambasada tregon edhe rrugëtimine Arlindit, studentit shqiptar që e nisi rrugëtimin e tij akademik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një kolegj komunitar dhe këtë vit do të fillojë studimet për doktoraturë në Universitetin Yale.

“Njihuni me Arlindin, i cili e nisi rrugëtimin e tij akademik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një kolegj komunitar dhe këtë vit do të fillojë studimet për doktoraturë në Universitetin Yale. Pasi në 2018 u diplomua për Kimi nga Kolegji Komunitar Queensborough, ai u tranferua në City College në Nju Jork për të përfunduar studimet në Inxhinieri Kimike, dhe ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Arlindi shqyrtoi disa shkolla të mirënjohura përpara se të zgjidhte Universitetin Yale, ku gjatë studimeve për doktoraturën ai synon të ndërthurë inxhinierinë kimike, biofizikën molekulare dhe biokiminë për të zhvilluar kërkime mbi një tipar molekular, i cili thuhet se lidhet ngushtë me sëmundjet shkatërruese të trurit. Ëndërroni edhe ju të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ndiqni faqen tonë EducationUSA Albania për informacionin më të saktë, gjithëpërfshirës dhe të fundit mbi të gjithë gamën e mundësive për të studiuar në kolegje apo universitete të akredituara në Shtetet e Bashkuara”, shkruan ambasada amerikane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtori për Rendin në Policinë e Shtetit: 120 efektivë të lënduar në vend

15:09 / October 16, 2026

Protestat/ Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës  

14:44 / October 16, 2026

Rama: Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë, sot s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë

14:18 / October 16, 2026

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

13:00 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.