Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Historia e çiftit gay në Tiranë që u njohën përmes Instagramit

19:34 / September 20, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Renaldo Bano dhe Kevan Hudson janë një çift gay
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Renaldo Bano dhe Kevan Hudson janë një çift gay që jetojnë dhe punojnë në Tiranë. Si një çift pa komplekse dhe të gatshëm të flasin për jetën e tyre para të gjithëve, ata kanë rrëfyer historinë e dashurisë në emisionin “Ora e Tiranës” në Top News.

Si është të jesh një homoseksual në Tiranë? Sa të vështirë e kanë personat me orientim seksual ndryshe të përshtaten dhe të jetojnë në një komunitet paragjykues.

Renaldo, 22 vjeç, është njohur me Kevan, një 26-vjeçar nga SHBA, përmes rrjeteve sociale dhe më pas u takuan në një nga kafenetë e Tiranës. Kevan jeton prej disa kohësh në Tiranë dhe punon si mësues anglishteje. Ndërsa Renaldo punon si fotograf dhe editor.

Historia e tyre nisi me një mesazh në Instagram dhe ai që hodhi hapin e parë ishte Renaldo.

“U njohëm në rrjetet sociale. E ndoqëm njëri-tjetrin në Instagram sepse kishim disa miq të përbashkët. Pastaj u takuam në një prej kafeneve të Tiranës. Herën e parë që e pashë, mendova se është i këndshëm. Pastaj thashë me vete ‘nuk mund të mos e pëlqej’. Me kalimin e kohës nisa ta dashuroj”, -thotë Kevan.

Renaldo tregon se ishte dashuri me shikim të parë dhe mendon se do të jetë dashuria e vetme për të.

“I bëra mesazh sepse pashë që kishim shokë të përbashkët. M’u duk interesant. I shkruajta, fjalia e parë ishte ‘Hello’, ‘How are you doing’. Më pas i bëra dhe një koment te një postim i tij. Aty filloi gjithçka. Filluan mesazhet, pastaj u takuam. Është partneri i parë dhe besoj se do të jetë vetëm i vetmi. Unë besoj te dashuria me shikim të parë. Dhe nëse është dashuri, pse të mos jetë përgjithmonë?!”

“Jam shumë i lumtur. Renaldo është një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur kohët e fundit, e kam njohur në një periudhë të vështirë dhe ai hyri si një Superman dhe më ndryshoi jetën”, -tregon Kevan.

Ai rrëfen se u ka treguar familjarëve që është gay para 2 vitesh. Reagimi i tyre ishte suprizë për Kevan, pasi u treguan mbështetës. Ai tregon se vendosi t’ua tregonte përmes email-it, sepse do ta kishte shumë të vështirë t’ua thoshte nga telefoni.

“Mendova se mënyra më e mirë ishte t’ua shkruaja ato që ndjeja në 11-12 faqe. Po, shkruajta vërtet shumë. Në fillim ia thashë babait, gjyshes dhe motrës. Nënës ia thashë një vit më vonë. Përgjigjja e babait ishte: Unë prapë të dua dhe jam krenar për ty. Gjyshja më tha: E dija! Mamit ia thashë para një viti dhe le të themi që kaloi një atak paniku. U shokua, por për mua kjo bën sens. Iu desh kohë që ta pranonte dhe e kuptoj. Nuk mund të pres nga njerëzit e mi që ta pranojnë menjëherë, pasi edhe mua m’u desh kohë që ta pranoj faktin që jam gay”, -shprehet Kevan.

Ndërsa Renaldo tregon se ka humbur shumë njerëz për shkak të orientimit seksual. Shumë miq e mikesha nuk e kuptuan dhe u distancuan.

Renaldo dhe Kevan tregojnë se e ndjejnë veten shumë mirë në Tiranë. Megjithatë nuk afrohen shumë në publik, pasi njerëzit shohin, flasin dhe jo të gjithë i kuptojnë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.