Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Historia e Flotës Luftarake, ja si lindi foshnja në “silurën” shqiptare në mes të detit

21:10 / February 6, 20215 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Avionë të flotës së Shteteve të Bashkuara fluturojnë në formacion mbi aeroplanmbartësen Ronald Reagan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari në një postim në Facebook ka rrëfyer një histori të veçantë, lindjen e një foshnje mesnatën midis datave 6 dhe 7 shkurt 1983 në bordin e një katri silurues shqiptare në lundrim në një det me stuhi.

“7 shkurt 1983 – Lindja e një foshnje në bordin e Katrit Silurues KS-512. Datë në historinë e Forcës Detare. Në historinë e Flotës Luftarake Detare, një histori mbi 95-vjeçare, ka shumë ngjarje, aktivitete, akte heroike, veprimtari opereacionale, personazhe, etj. që kanë lënë gjurmën e tyre.  Por, lindja e një foshnje mesnatën midis datave 6 dhe 7 shkurt 1983 në bordin e një katri silurues në lundrim është një nga historitë më të veçanta.

Mesnatën e datës 6 dhe 7 shkurtit 1983 zonja Suzana Peshtanaku (Halilaj), bashkëshortja e oficerit Agron Peshtanaku, me banim në Sazan, duhet të nisej urgjent për në Vlorë.  Suzana ishte shtatzënë dhe priste një foshnje.   Sazani kishte një spital, por jo me kapacitete si maternitet.  Në këtë spital shërbente edhe një mami, zonja Tefta Ago.  Por, Suzana kishte nevoj për asistencë të specializuar mjeksore.  Komanda e Ishullit caktoi Katër Silurues, KS-512, për të transportuar Suzanën drejt maternitetit të Vlorës.

astas Goga u nis në drejtim të Portit të Vlorës.  Në port e priste një ambulance e spitalit.  Në bord ishte e imbarkuar, si gjithmonë, edhe mamia Tefta Ago, punonjëse e spitalit të Sazanit.

Për shkak të kohës së keqe, mbas disa tentativave, KS-512 nuk mundi të bregëzohet në Portin e Vlorës.  Komandant Anastas Goga u urdherua të lundronte drejt Bazës Detare të Pashalimanit.  Gjatë lundrimit për në Pashaliman, zonja Suzana Peshtanaku, nën kujdesin e mamisë Tefta, lindi në bordin e KS-512 foshnjen. Foshnja lindi rreth ores 01:00 të dates 7 shkurt 1983 dhe KS-512 gjendej duke lundruar në afërsi të Zhironit, rreth 3 milje në jug të Portit të Vlorës.

Foshnja ishte djalë. Lindja u bë në kushte të jashtëzakonshme.  Pavarësisht detit të keq, Komandant Anastas Goga uli shpejtësinë e Katrit Silurues. Siç është shprehur zonja Tefta Ago, në një intervistë të mëparshme “Ju kërkova marinarëve një mushama që të na mbulonin dhe vetë të qëndronin jashtë që të mos shikonin”.  Lindja ishte e sukseshme dhe më pas me foshnjen në jetë KS-512 mbërriti në Bazën e Pashalimanit.  Suzana dhe foshnja u vendosën nën kujdesin e mjekëve dhe u transportuan për në maternitetin e Vlorës.  Nënë e birë do të gëzonin mbas kësaj shëndet të mire.  Djalit me pas do t’ia vinin emrin Mariglen.

Zonja Suzana Peshtanaku (Halilaj), vajza e një ish-ushtaraku, Halil Hallaj, kishte vite që jetonte në Sazan me familjen e saj.  Në 15 prill 1982 ajo u martua me oficerin Agron Peshtanaku.  Çifti Peshtanaku dasmën e bëri në Sazan, dasma e parë në ishull, ku të ftuar ishin kolegët.  Më pas, në vitin 1986 çifti Peshtanaku paten edhe një vajzë, Glerona.

Familja Peshtanaku në vitin 1996 do të pësonte një tragjedi të rëndë.  Suzana dhe Agroni u përfshinë në një aksident automobilistik në Turqi ku humbën jetën duke lënë jetim Maringlenin 13 vjeç dhe Gleronën 10 vjeç.  Sot Marigleni mbush 38 vjeç.  Ai është i martuar me tre femije dhe jeton prej shumë vitesh në Kanada, kurse Glerona në Vlorë.

Në vitin 1983 ishulli i Sazanit ishte një strukturë ushtarak e rëndësisë së veçantë, ku shërbenin mbi 5000 ushtarakë, por edhe civilë.  Në Sazan shërbenin reparte të këmbësorisë, të flotës, artilerisë bregdetare, artilerisë kundërajrore, si dhe funksiononin ekonomi ndihmuese, spital, shkollë 8-vjeçare, kinama, klub oficerësh, punëtori ushtarake, etj.  Si një mjedis gjeografikisht i iziluar nga toka kontinentale ai kishte një organizim me një pavarësi logjistike të kufizuar. Në ishull gjendej një komunitet me rreth 200 familje ushtarakësh. Në atë periudhë nuk lejoheshin të afërmit e familjarëve të shkonin në Sazan.

Zonja Tefta Ago, shërbeu si mami në ishullin e Sazanit për 14 vjet, pasi ishte vendosur aty së bashku me familjen, si bashkëshorte e një ish-ushtaraku. Tefta, ishte e vetmja mami që asistonte çdo lindje në ishull dhe shërbimi kryhej në shtëpi.  Në shumë raste, sipas situatës, ajo i shoqëronte edhe për në maternitetin e Vlorës.  Në këto raste, Komanda e Ishullit vendoste në dispozicion një Katër Silurues, i cili e përshkruante distancën nga Sazani për në Vlole për 10-15 milnuta.  Por, lindja e Mariglen Peshtanakut në mesnatën e dates 6 dhe 7 shkuar 1983 është një rast i veçantë në kujtesën e zonjës Tefta Ago.

Kapiten i rangut të dytë (R) Anastas Gogo është diplomuar nga Akademia e Detarisë në vitin 1980.  Ai shërbeu fillimisht si komandant i Katrit Silurues KS-512 në ishullin e Sazanit.  Më pas shërbeu si komandant i anijes “Patosi”, në detyra të ndryshme në Grupin e Anijeve Mbiujse në Pashaliman dhe më pas në Kapitenerinë e Portit, Vlorë.  Në vitin 1998, me rigorganizimin e Kapitenerive të Porteve, vijoi në këtë strukture si Kapiten i Portit të Vlorës, në vartësi të Ministrisë së Transporteve, deri në vitin 2014.

Lindja e Mariglen Peshtanakut është tashmë pjesë e histories së Flortës Luftarake Detare, si i vetmi qytetar i Shqipërisë që ka lindur në det dhe në bordin e një anije luftarake të Flotës Luftarake Detare, në bordin e Katrit Silurues KS-512 me komandant Anastas Goga.  Sot mbas 38 vjetësh një mirënjohje respekt të veçantë për maminë Tefta Ago, Komandant Anastas Goga dhe ekuipazhin e KS-512.  Akti i tyre heroik dhe njerëzor është i vlerësuar nga të gjithë detarët shqiptar.

Një urim të veçantë për Maringlen Peshtanakun.  DATËLINDJEN GEZUAR! Gëzime dhe vetëm gëzime paç në familjen tënde! Emri ytë është i lidhur me një nga ngjarjet më njerëzore në historinë e Forcës Detare” shkruan ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.