Bukureshti dhe gjithë treva e Rumanisë ka qenë dhe mbetet një strehë e ngrohtë për gjithë shqiptarët. 400 vjet më parë aty kanë shkuar 15 mijë shqiptarë. Më 5 Nëntor 1912 në Bukuresht, Ismail Qemali mori vendimin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Shumë shqiptarë kanë jetuar dhe punuar në Rumani dhe vlerësohen nga gjithë populli për punën e tyre. Ish-ministri i Kulturës së Rumanisë ka qenë me origjinë shqiptare.

Ai është një prej protagonistëve të protestave masive që sollën demokracinë në vend dhe përmbysjen e Nicolae Ceausescut. Gjatë intervistës për “Opinion” Jon Caramitru rrëfeu se babai i tij ka lindur në Korçë dhe nëna e tij në një qytet afër Selanikut. Siç tregon ai të dy familjet emigruan në Rumani.

“Unë kam studiuar për teatër dhe kinematografi, kam bërë një karrierë prej 30 vitesh në teatër. Kam realizuar 50 filma në Rumani dhe kam qenë kundër regjimit komunist. Më 1989-ën kur shpërthyen revoltat kam dalë në rrugë dhe mundëm të kontrollonim policin dhe turmën që doli në rrugë. Hymë në një studio lajmesh dhe unë kam qenë në grupin që folëm për lirinë e të shprehurit. Në qeverinë provizore që u ngrit më 22 Dhjetor, unë përgjigjesha për kulturën dhe rininë. Kur u krijua Parlamenti i përkohëshëm unë kam qenë nënkryetar i tij. Me propozimin e shoqërisë civile u zgjodha ministër dhe e gjykova të arsyeshme të isha në qeverinë e re”, tregoi Jon Caramitru./tvklanish

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here