Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Historia e ish-prostitutës nga Tirana, del nga burgu, por akuzon vëllain: Më futet natën në krevat

15:25 / January 26, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prostitucion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajo ka qenë e dënuar për ushtrim prostitucioni. Kur mbaroi burgun, u kthye në shtëpi. I vëllai, jo vetëm që nuk e ka pritur mirë të kaluarën e të motrës, por ka vendosur që ta “edukojë” atë përmes dhunës.

Duket se për ta mbajtur nën kontroll vajzën, ka shprehur qëndrim pranues edhe e ëma. Në kushtet kur 38-vjeçares i kërkohej llogari për hyrje-daljet nga shtëpia dhe pyetej për çdo gjë që bënte, ajo ka vendosur të trokasë në polici me bindjen se oficerët do ta besonin dhe do ta arrestonin të vëllain.

Historia e pazakontë u vendos në dispozicion nga komisariati numër 4, i cili pasi i ka peshuar mirë faktet dhe provat dhe ka parë kartelën e 38-vjeçares nga Tirana, ka vendosur mos ta shoqërojë vëllain e kallëzuar, por ta procedojë më pas në gjendje të lirë.

Djali i denoncuar është i moshës 33 vjeç, thotë policiadhe si fillim, ai u denoncua nga motra për ngacmim seksual. Por e gjitha kjo ka rezultuar e pavërtetë, pasi policia ka kryer verifikime dhe është bindur se ajo po denonconte pas dhunës psikologjike prej tij dhe të ëmës për çdo takim dhe dalje nga shtëpia.

Ajo, sipas policisë është përpjekur në këtë mënyrë që t’i japë fund dhunës dhe të jetë e lirë, si fillim duke dërguar vëllain në burg. Por ky plan nuk i ka ecur, pasi të vërtetën e ka treguar nëna e tyre, e cila akuzon të bijën: “Ti po përpiqesh të na nxjerrësh nga shtëpia e të bësh ç’të duash”, – i ka thënë ajo.

Në rrëfimin e saj pranë komisariatit numër 4 të policisë në Tiranë, 38-vjeçarja ka akuzuar vëllain. “Kam qenë e dënuar më parë për ushtrim prostitucioni, – nis rrëfimin ish-prostituta, e cila doli nga burgu 325 në Tiranë dy vite më parë. – Marrëdhëniet në shtëpi nuk i kam aspak të mira, pasi vëllai më ngacmon, vjen e më futet gjatë natës në krevat, më prek ngado e thotë dua të kryer s… me ty. Disa herë ai më thotë që nuk ka të dashur dhe do të kryejë marrëdhënie dhe i kam thënë, ‘që më ke motër, gjej dikë tjetër se je çun Tirane’. Këto veprime i ka kryer edhe në sy të nënës, por ajo ka mbajtur krahun e vëllait”, – tregon ajo.

38-vjeçarja e pyetur nga policia, kujton se ka pasur raste që për të qëndruar në shtëpi, është detyruar të bëjë sikur nuk kupton asgjë, por kjo dëshmi e saj është krejtësisht e pabesueshme, shton policia.

Policia e pyet ish-prostitutën, a ka kryer marrëdhënie apo jo i vëllai me të? Ajo përgjigjet që jo. Por e ëma ka dalë përpara policisë në mbrojtje të djalit të vogël, duke kujtuar se i biri është i rregullt dhe po përpiqet ta vendosë në shina motrën që për të marrë drogë, kanë frikë se mos kthehet sërish në prostitutë.

I vëllai, hedh poshtë gjithçka. “Motra synon të na nxjerrë nga shtëpia e të na çojë në burg kot, sepse do të bëjë çdo ajo. Këtë e deklaroj me përgjegjësi të plotë. Çdo gjë që thotë motra, është e pavërtetë, ajo vjen e ikën sa herë do dhe në e kritikojmë”, – deklaron i riu.

Policia e pyet nëse është e vërtetë që e ngacmonte prej 8 vitesh të motrën dhe i riu akuzon nga ana e tij: “Nuk është e vërtetë, sepse ajo nuk jetonte me ne më parë. Iku nga shtëpia, u arrestua, bëri burg. Kurse unë, gjatë gjithë kohës kam jetuar me nënën, ne mezi ushqehemi, ndonjëherë na ndihmojnë shoqatat. Kur kthehet motra ne nuk e prekim, nuk e dhunojmë, por bëjmë sherr, sepse nuk duam të përfundojë keq dhe në rrugë”.

E moshuara i kujton policisë, se vajza është përdoruese droge dhe se ata dyshojnë që ajo ka nisur sërish të shesë trupin e saj.

Policia shkruan në dosjen hetimore se intervista e denoncueses u mor në prani të një psikologu, jo për shkak të moshës, por për shkak të mos sqarimit dhe mos përputhjeve të deklaratave të saj.

Psikologia shkruan për 38-vjeçaren se ato çfarë thotë, “nuk kanë koherencë, ajo mendon dhe thotë gjëra që nuk ekzistojnë dhe me shumë mundësi ajo vuan nga depresioni dhe stresi post-traumatik”.

Policia, deklaron, se ish-prostituta iu nënshtrua trajtimit nga një psikiatër për të krijuar një kuadër më të qartë të çrregullimit dhe shëndetit mendor. Ndërsa i vëllai dhe e ëma, u referuan në gjendje të lirë për dyshimet e dhunës në familje.(SI)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.