Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Historia e katërnjakëve me inVitro, erdhën në jetë pas 13 vitesh përpjekje të çiftit nga Saranda

22:22 / December 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sarande
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alket dhe Klodi janë të dashuruar, të lidhur prej rreth 20 vitesh. Jetojnë në qytetin e Sarandës në një shtëpi të ngrohtë, të zhurmshme dhe plot dashuri. Quhen familje madhe sepse në të njëjtën çati jeton çifti me katër fëmijët e tyre, të lindur njëherësh. -Unë jam Elgido dhe kam lindur i pari

-Jam Emi dhe kam lindur e dyta -Jam Kamelia dhe kam lindur e treta -Unë jam Kleoni dhe kam lindur i katërti Ata janë bërë me fëmijë pas 13 vitesh martesë. Sot gjithçka është e bukur për çiftin dhe familja është e lumtur, por kjo lumturi nuk erdhi që me provën e parë të fekondimit inVitro. “Më mori mamajanë telefon dhe më thotë se me keqardhje po të them që nusja s’ka mbetur shtatzënë, u shtanga, u çorientova, kam qenë me të huaj më iku shikimi aq keq u ndjeva stresi stres, thoja s’ka mundësi, ishte mundim lodhje stres. Nusja qante, ulërinte, bërtiste, e zhgënjyer komplet”, – tregon babai i katërnjakëve Alket Izeti. Të gjitha këto peripeci çiftet i kalojnë në privatësinë e tyre kur marrin lajme të këqija. Spitalet private nuk duan ta bëjnë publike dhimbjen e tyre. Ata reklamojnë vetëm ata 50 % që kanë sukses. Kjo familje shpenzoj miliona lekë dhe përsëri mori lajmin zhgënjyes. Por ky çift nuk u dorëzua. As nuk u kursyen në financa. Harxhuan çdo gjë për të pasur një fëmijë. Alketi ishte i vetmi që sillte të ardhur duke punuar si taksist. Herën e dytë ata e provuan përsëri me fekondimin invitro. Fati e deshi që të bëheshin me 4 fëmijë njëherësh. “Më bën ekon, ai fatkniksit sa i kishte hapur klinikën, ngeli i shtangur, duke parë veprimet që po bënte në ekon doktori e kishte për herë të parë që shihte 4 njakë. Vjehrrës i tregonte me gisht, një dy tre, janë katër fëmijë me zë të ulët, unë u ktheva dhe më tha doktori më tha se nuk je as për në Sarandë as në Gjirokastër, o për në Greqi ose në Tiranë, sepse ti je për librin Gines. Fëmijët kanë lindur me 7 qershor 2010. Doktoresha që më ka bërë lindjen, jam shumë mirënjohëse sepse më tha se do më linte pa narkozë që të përjetosh këta fëmijë pas 13 vitesh dhe i mbajte të 4 fëmijët dhe më la të zgjuar deri në çastin që i linda, ka qenë lumturi e veçantë si për mua dhe për Ketin”, tregon nëna e katënjakëve Klodi. Lumturia e çifteve që arrijnë të çojnë një bebe në shtëpi është e pakufishme. Nuk ka rëndësi sesi vjen në jetë, natyrale apo in-vitro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.