Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Historia e lypësit, e dënojnë për vjedhje se gjeti biçikletë tek plehrat

20:26 / November 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agim Reka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kush tha që drejtësia nuk është efektive dhe e shpejtë?

Ose që ligji për disa është më i barabartë se për të tjerë ? Agim Reka, një i pastrehë që e siguron jetën duke gërmuar në koshat e plehrave u arrestua me sukses si hajdut i një biçiklete. Gjatë gjykimit 55-vjeçarit iu afrua avokat nga shteti , ndërsa ai këmbëngulte se nuk kishte vjedhur asgjë, por kishte marrë çfarë gjeti në koshat e plehrave. drejtësia e shpalli fajtor për vjedhje, një vepër për të cilën burri ende nuk e pranon.

Këtë të hënë itinerari i tij ishte nga koshat e plehrave , në drejtorinë e shërbimit të provës, ku Agim Reka duhet të paraqitet dhe të firmosë, si një nga format e drejtësisë që po përpiqet ta edukojë me shërbim prove.

Por i ngjashëm është edhe rasti i një pensionisteje me inicialet F. Hyseni e shpallur fajtore pasi u kap duke vjedhur në një supermarket produktet ushqimore, dy çokollata, një sallam dhe një pako gjalp. Vlera e tyre nga ekspertiza e hetuesve u deklarua në gjykatë në totalin e 330 lekë. Gruaja u dënua me shërbim prove, por që për shkak të një sëmundjeje ajo duhet të sillet pranë shërbimit të provës nga një familjar.

Me një luftë të tillë ndaj endacakëve dhe të pamundurve , me siguri do ju jepet zemër prokurorëve dhe gjyqtarëve që të luftojnë krimin e vërtetë të organizuar si dhe korrupsionin, të cilët pengojnë hapjen e negociatave per anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Agim Reka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U arrestua pas 30 vitesh në arrati vrasësi i vëllezërve në Patos dhe një vajze në Belgjikë, SHBA ekstradon në Shqipëri Sokol Hoxhën

10:21 / August 6, 2026

Grabitet argjendaria në Paskuqan, autorët largohen me motor

15:30 / August 5, 2026

Aksident me pasojë vdekje në aksin Korçë-Maliq/ Përplasen dy makina, ndërron jetë shoferi, plagosen tre persona të tjerë

08:19 / August 5, 2026

Sarandë/ Kishin zënë pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, 5 të arrestuar! Policia: Dyshohet se do të kryenin vrasje

12:25 / August 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.