Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Historia e pabesueshme 29-vjeçares: Burri më bëri presion të bëja seks me një tjetër mashkull, tani ai…

19:31 / January 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Seksi pajtimit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi më bëri presion që të bëja seks me një tjetër burrë, bashkëshorti e përdori këtë fakt që të kryente marrëdhënie me një grua tjetër.

Kështu e nis letrën një 29-vjeçare drejtuar psikologes të “The Sun” ku i shkruan për shqetësimin që ka dhe i kërkon një mendim.

Letra e gruas drejtuar psikologes:

Isha kundër që në fillim kur më tha që të bëja seks me një tjetër mashkull, por ai u bë shumë keq kur unë i thosha jo. Kemi 8 vite që jemi bashkë dhe jemi nga 29 vjeç të dy. Kemi dhe dy fëmijë, 7 dhe 6 vjeç. Mendoja se kishim një martesë të lumtur dhe e doja shumë.

Pas kaq kohësh bashkë ai tha se seksi nuk i pëlqente dhe se duhej të provonim gjëra të reja. Isha dakord me të deri në momentin që më tha se ideja e tij ishte të bënim seks me të tjerët.

I tregova që isha kundër, por ai tha se ndihej mirë kur më imagjinonte duke kryer marrëdhënie me një burrë tjetër. Ai është shumë bindës dhe pranova.

Burri me njohu me një 23-vjeçar që e kishte takuar në një lokal. Një ditë dërguam fëmijët te prindërit e mi dhe dolëm me këtë djalin. Pastaj u kthyem te shtëpia jonë së bashku me të, ku pimë disa gota. Më vonë bashkëshorti më tha që të shkoja te dhoma e gjumit që të bëja seks me të riun.

Pranova, edhe pse nuk isha plotësisht dakord. Të nesërmen u ndjeva keq për çfarë kishte ndodhur, por u bëra më keq kur im shoq më tha se donte edhe ai të provonte seks me një tjetër femër.

Ditën e ditëlindjes burri më tha se kishte kryer marrëdhënie me një tjetër. Zemra ime u thye. I thashë se në martesën tonë nuk dua më eksperienca të tilla dhe këtë ta lëmë pas.

Tani kam zbuluar se ai po u shkruan femrave të ndryshme që të bëjnë seks me të. I tregova se nuk jam dakord, por ai thotë se ky është vendimi i tij. Ai pranon se ka frikë që të më humbasë, por unë e kam të vështirë që t’i besoj e të qëndroj me të pasi më duket se është bërë i keq.

Përgjigja e psikologes:

Kur thoni “i keq”, a do të thotë se ai ka një gjuhë të mprehtë, apo se ai kthehet i dhunshëm dhe abuziv? Nëse ai po këmbëngul që ti të kesh marrëdhënie seksuale me burra të tjerë dhe ai po ju tradhton haptazi kur e di se kjo gjë ju shqetëson, kjo është sjellje abuzive duke dëmtuar edhe dy fëmijët tuaj.

Por nga ana tjetër ju e doni, dhe ai kujdeset për ju pasi thotë se ka frikë të të humbasë. Tregoi atij se nëse vazhdon të takojë femra të tjera për seks, ai do humbasë martesën e lumtur që kishit.

Përqendrohuni te martesa juaj, dhe ti sigurohu që të mos keni seks me të tjerë për aq kohë që jeni të martuar bashkë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.