Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Historia e rrëmbimit dhe abuzimit të 14-vjeçares, burri i martuar me 4 fëmijë e braktisi, gjyshja e të miturës: Do e vras…

13:29 / February 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abuzimi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një fëmijëri e prerë në mes, abuzuar dhe braktisur. Kjo është historia e një 14-vjeçare nga Shkodra, e cila u trajtua sot në emisionin me ‘Zemër të hapur’. E rrëfyer në vetë të parë nga familjarë të të miturës, u shpalosën detaje tronditëse.

Një burrë i martuar me 4 fëmijë nisi një marrëdhënie me të miturën, duke i premtuar një jetë të re së bashku. Ata kanë ikur nga Shkodra në Durrës, ku jetuan së bashku për 10 ditë dhe më pas e braktisi në mes të rrugës për t’u bashkuar me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

14-vjeçarja u gjet në mes të të ftohtit në rrugë nga familjarët, të cilët për 10 ditë nuk dinin asgjë për fatin e saj. Pasi mësuan ngjarjen, familjarët e denoncuan në polici, por nuk morën një reagim nga uniformat blu.

Gjyshja e 14-vjeçares: Mbesën e kam rritur vetë dhe jam shumë e lidhur me të. Në fund të janarit ajo u zhduk. E kam kërkuar gjithandej. E denoncova dhe në polici më thanë hë se do dalë vetë në shesh. Njerëzit e djalit e dinin që kishte marrë vajzën tonë. Ai është i martuar me 4 fëmijë. Më thonë që vajza ka probleme, por kjo nuk është e vërtetë.

Ky është pretendimi i shoqatës që është marrë me vajzën time e cila ka 7 fëmijë. Policia tha ne jemi vetëm për burg, ju mund ta zgjidhni me mirëkuptim. Ai djalë këtë punë bën. Merr nga një vajzë të vogël e mban një javë dhe i lë rrugëve e kthehet te gruaja.

Pasi mori mbesën, këtë të premte takova djalin dhe më premtoi se mbesën time do ta merrte për nuse sepse gruan e parë e kishte lënë. Dy ditë më vonë ai e la mbesën time në një lulishte derisa e gjeti e ëma.

Ai futi edhe të shoqen për të rrahur mbesën. Nëse unë e takoj atë person do ta vras me duart e mia dhe le të bëj burgun se ai shkatërroi mbesën time. E mori vajzën e coi në Shkozet e fshehu në shtëpinë e motrës së tij. E mbanin fshehur edhe nga familja jonë. U thashë na nxirrni vajzën ose do bëjmë vrasje. Vajza ime shkoi në polici, por nuk na erdhën në ndihmë./BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

15:22 / September 14, 2026

Ilir Meta nuk do të qëndrojë më në kafazin e qelqtë

15:17 / September 14, 2026

Të shtënat në barin e plazhit në Athinë, Alket Rizai në kërkim: Duhej të kthehej sot në burg

14:00 / September 14, 2026

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.