Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Historia e tmerrshme e këngëtares: Më droguan, më përdhunuan dhe…

13:07 / September 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dehur
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë orë mund të mos duken shumë, por kaq u deshën që jeta e Alexandra Jenna të ndryshonte përgjithmonë. Sipas “The Sun”, gjatë këtyre orëve, këngëtarja 28-vjeçare beson se është droguar dhe abuzuar seksualisht, por nuk kujton asgjë nga ato që mund të kenë ndodhur.

Alexandra, e cila ishte në një klub në Manchester, tha: “Më kujtohet që porosita 2 vodka para se të pyesja një burrë se ku mund të shkoja për të pirë një cigare. Mendoj se më drejtoi në një kopsht në pjesën e pasme me qëllim. Ishte një hapësirë e mbyllur ku ata mbanin mbeturinat, dhe nuk mund të kthehesha brenda”.

“Jam e sigurt që në pijen time kishte drogë, pasi pas kësaj nuk mbaj mend më asgjë. Mendoj se atje jam abuzuar seksualisht, madje shoferi i taksisë me të cilin po kthehesha në shtëpi më tha se po nxirrja shkumë nga goja”,- vazhdoi ajo.

Ai e çoi Alexandra-n në një stacion policie, por e vetmja gjë që ajo mund të kujtojë është që u kthye në shtëpi me një automjet policie 5 orë më vonë.

Ajo kishte humbur edhe kontrollin e fshikëzës urinare, sepse ky ishte një tjetër efekt anësor i zakonshëm nga helmimi me GHB (drogë).

Kur ajo u dërgua në spital në mëngjes nga mamaja e saj, gjaku i saj testoi pozitiv ndaj drogës.

Ajo bëri edhe një test STI (për sëmundjet seksualisht të transmetueshme), por rezultoi negativ.

“Ndihesha shumë e turpëruar dhe konfuze. Mund të kenë qenë vetëm 5 orë, por më kanë ndryshuar pjesën tjetër të jetës”, pranoi ajo.

Për më tepër, dyshohet se asaj i kanë bërë edhe një video, për ta postuar në rrjete sociale, veprim që bëhet zakonisht pa dijeninë e viktimës.

“E vërteta është se (dhe më besoni që tani jam mirë dhe e sigurt), u përdhunova dhe u drogova për disa ditë. Sigurisht që mbijetova, edhe pse shërimi mori pak kohë. Nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për ta thënë gjithë këtë që më ka ndodhur. Drogimi i grave, në mënyrë që të bëjnë seks me meshkujt, është një problem gjithnjë e më tepër në rritje, përfshirë edhe videot pornografike që viktimave u bëhen, gjë që është e paligjshme.

Nga pamjet e gjetura gjatë hetimit, vihet re një vajzë bjonde, e cila sapo mbaron një gotë me verë, fillon të mbyllë sytë pasi humb kontrollin dhe vetëdijen. Ndërkohë, burri që qëndronte përballë saj, në këtë moment i afrohet, e zhvesh, e përkul mbi tavolinë dhe fillon të kryejë marrëdhënie me të.

U deshën vetëm disa minuta për ta gjetur këtë video në një faqe në internet, të cilat i kushtoheshin seksit.

Në çdo video, gratë janë pa ndjenja dhe të paafta për të luftuar kundër meshkujve.

Alexandra thotë se gjithë jetën e saj do të jetojë me pikëpyetjen se çfarë ndodhi gjatë atyre 5 orëve që ajo ishte pa ndjenja.

“Fajësoja veten që nuk mbaja mend asgjë. Të mos dish diçka në këto lloj rastesh është me të vërtetë e tmerrshme. Fakti që ka mijëra psikopatë të tjerë që mund ta bëjnë diçka të tillë është edhe më e tmerrshme,”- përfundoi ajo.

kengetarja 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.