Tërmeti ishte tragjedia më e fundit për familjen e Musait, i cili shpirtërisht ishte i vrarë prej vitesh tashmë.
Ka qenë aktori Bes Kallaku që ka bërë publike historinë e kësaj familjeje, shtëpinë e re të të cilës e mori përsipër ta ndërtojë këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha.
“@beberexha vjen ne Bubq dhe vendos te rindertoje shtepine e shkaterruar nga termeti te familjes se Musait, i cili pervec shkaterrimit te natyres ka kohe qe eshte i shkaterruar shpirterisht. Brenda 3 vitesh i vdiq vajza dhe me pas djali. Vajza i la jetime 2 femije te cilet jetojne me Musain dhe Sabijen. Djali para se te nisej heren e fundit ne Itali i tha Musait, heren tjeter qe do vij nga Italia do bojme shpine e re ne fshat bab. U kthye 1 muaj me pas, i pa jete nga Italia. Pa e mbajtur dot amanetin. Lavdia e Zotit, sjell @beberexha -n ne Shqipni per ti lehtesuar dhimbjen e prinderve dhe dheun e femijeve. Musai thot qe kurdo qe ti mbylle syte, do jet i qete per nipin e mbesen sepse do e kene catine mbi koke”, shkruan Bes Kallaku.
