Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Historia prekëse/ Babai i drejtohet vajzës: Ju dhashë shkollën me djersë dhe kredi, sot…(video)

21:50 / March 1, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e Enkeledës, e cila për shkak të problemeve të saj me ecjen është përballur me vështirësi dhe paragjykime gjatë gjithë jetës së saj. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, ajo përjetoi depresion dhe nuk dëshironte më të jetonte.

Në këtë periudhë të vështirë, personi që i ka qëndruar më afër ka qenë babai i saj, i cili e ka mbështetur dhe i ka dhënë kurajo dhe forcë për të ecur përpara.

Sot Enkeleda e ka thirrur në program për ta falenderuar, por gjithashtu ka dhe dy kërkesa që babai i saj do dëshironte t’ia plotësonte.

Baftjari: 90 % e dija që kjo do ma bënte surprizën sepse këtë e kam më të ndarë nga të tjerët, për një arsye se e kam me aftësi të kufizuar. Ka bërë dhe shkollën, ka gati 5 vjet që ka mbaruar për infermieri-mami dhe nuk i është dhënë rasti për punë dhe ngaqë më shihte gjithmonë kështu të mërzitur, babi thotë mos u mërzit, por prindi sa herë për fëmijët. Ju dhashë shkollën me djersë dhe me kredi, ngaqë mësonin s’mund t’i lija dot pa shkollë. Edhe sot jam me kredi, vetëm për t’i dhënë shkollën. Deri tani është pa punë, të shohim pse më ka thirrur, ta dëgjojmë.

Enkeleda: Babi e bëra gjithë këtë, se ju keni qenë prezentë gjatë kohës që kam qenë me depresion edhe keni qenë forca që unë kam ecur përpara, vetëm për ju. Unë dua të them që mos më pengoni të vazhdoj ëndrrën që unë kam për muzikën. Ti ke kënduar vetë dikur dhe e di çfarë është dashuria për muzikën. Unë nuk dua të më pengoni dhe këtë dua të ma pranoni publikisht sepse në shtëpi nuk ju bind dot që unë të vazhdoj, ju thoni gjithmonë jo, jo, por mos më pengoni më që të vazhdoj muzikën. Dhe e dyta është që të ndalosh, qetësohu dhe mos kërko më punë për mua, i jemi lutur shumë personave, shumë dyer institucionesh janë mbyllur ku kemi trokitur. Tani dua të luftoj e vetme për t’ia dal mbanë, nëse jo në atë profesion diku tjetër, unë do ta gjej një vend pune. Mos kërko më punë për mua, mos ju lut më askujt.

Baftjar: Babi sa për punën, këtë mos ma kërko që mos fillosh punë sepse kemi 20 vjet me shkollën ta dhashë dhe nuk jam me atë që mos fillosh punë në zanatin që ke, me aftësitë e tua, megjithatë, për sa i përket muzikës ne kemi qenë shtëpi folklori, si vëllezër dhe motra. Atë e kam vetë pasion.

Enkeleda: Jam shumë krenare dhe mirënjohëse, për gjithë sakrificat që ke bërë, jo vetëm për mua, por edhe për motrat sepse je nga ata burrat e rrallë. Edhe pse 8 persona në familje ke bërë të pamundurën për të gjithë, s’ke ndarë asnjë nga fëmijët, ke luftuar kaq shumë, sa më shumë se çdokush e meriton që unë të bëja një mesazh. Nuk thonë kot, që nëse unë do gjej princin tim, ti babi do mbetesh gjithmonë mbreti im dhe kjo është shumë e vërtetë.

Baftjar: Dhe ju jeni yjet e mi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.