Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Historia që tronditi botën! Gypsy Rose lirohet nga burgu këtë 28 dhjetor

15:30 / December 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gypsy 1024x683 rose
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historia që tronditi botën! Vrau të ëmën që e trajtoi gjithë jetën me ilaçe si të sëmurë, Gypsy Rose lirohet nga burgu këtë 28 dhjetor.

Historia e Gypsy Rose Blanchard ishte në faqet kryesore të gazetave në vitin 2015. Nëna e saj Claudine “Dee Dee Blanchard” e keqtrajtoi për vite të tëra duke i dhënë ilaçe dhe duke e izoluar nga bota jashtë mureve të shtëpisë.

Dee Dee e mbajti të lidhur Gypsy-n në karrocë, për të gënjyer se ishte me aftësi të kufizuara që nga fëmijëria. I qethte kokën për t’i bërë të tjerët të besonin se kishte kancer dhe i jepte mjekime të panevojshme, aq sa vajzës i ranë edhe dhëmbët.

E ëma u kishte thënë të gjithëve se Gypsy ishte një adoleshente me mendjen e një 7-vjeçareje për të marrë simpatinë, pagesat e aftësisë së kufizuar dhe dhurata nga disa organizata bamirësie, madje mashtronte edhe mjekët.

E reja, e detyruar të jetonte si e sëmurë, kishte kuptuar prej kohësh mashtrimet e nënës dhe i kërkoi ndihmë të dashurit të saj që njohu fshehurazi në internet, Nick Godejohn.

Ata thurën një plan për të eliminuar mamanë e Gypsy-t. E reja e lejoi brenda banesës së saj, u mbyll në tualet, ai i vrau të ëmën dhe ata u arratisën së bashku.

Vetë Gypsy njoftoi për vrasjen e të ëmës me një status në llogarinë e Dee Dee në Facebook. Njerëzit nisën të dyshonin se dikush kishte vrarë të ëmën dhe kishte rrëmbyer vajzën “me aftësi të kufizuara”.

Mirëpo, dy të rinjtë lanë shumë prova pas, duke u arrestuar vetëm 5 ditë më vonë, ndërsa Gypsy u dënua me 10 vite burg për vrasjen e të ëmës, në bashkëpunim me Godejohn.

Gypsy Rose Blanchard e cila sot është 32 vjeç, bashkëpunoi me drejtësinë duke përfituar ulje të dënimit dhe pas 8 vitesh burg është vendosur që këtë 28 dhjetor 2023 të lirohet.

Historia tronditëse e Blanchard u bë dokumentar në HBO në vitit 2017 me titullin “Mommy Dead and Dearest” dhe mini-serialit të Hulu-s 2019 me krim të vërtetë “The Act”.

BURGU lirohet rose
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.