Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Historia që tronditi Fierin/ Mbyti gruan, prokuroria kërkon burg përjetë për 77-vjeçarin

14:06 / March 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
namik velaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria kërkon burg të përjetshëm për 77-vjeçarin Namik Velaj, i cili dy vite më parë mbyti bashkëshorten e tij. Ndërkohë për mjekun që e deklaroi vdekje nga shkaqe natyrale, Ilir Tanku kërkohen tre vite burg.

NGJARJA E RËNDË
Dy vite më parë, në janar të 2017-tës Verke Velaj u tha se u nda nga jeta për shkaqe natyrale, pasi vuante nga hipertensioni dhe problemet me zemrën. Por dyshimet e vëllezërve të saj çuan në hetime të thelluara, duke zbuluar detaje tronditëse nga përgjimet e bëra ndaj familjarëve të të ndjerës.

Namik Velaj pasi e kishte mbytur me litar bashkëshorten, me gjakftohtësi kishte kryer edhe të gjitha ritet duke e veshur dhe rregulluar për të kryer ceremoninë e varrimit.
Madje pas vrasjes së bashkëshortes, ai ka njoftuar mjekun e familjes dhe mjekun përgjegjës dhe më pas është firmosur kartela e vdekjes, duke shuar çdo dyshim për aktin e tij makabër.
Mësohet se fillimisht disa të afërm të viktimës gjatë ceremonisë së varrimit kanë konstatuar shenja të zeza mbytjeje rreth qafës së 74-vjeçares. Ata janë përpjekur të zbulojnë shenjat duke i hequr shallin që mbante në qaf, por në këtë moment ka ndërhyrë autori Namik Velaj duke u kërkuar që të mos e prekin shallin pasi e kishte amanet nga e bija.
Pikërisht insistimi i tij ka ngjallur dyshime te njerëzit më të afërm të Verke Velaj. Vëllai i 74 vjeçares, Sami Muskaj, tre ditë pas ngjarjes ka shkuar në Policinë e Fierit për të kryerkallëzim penal, raporton Gazet Shqip.
Në saj të hetimeve të nisura u vendosën në përgjim familjarët e viktimës dhe Prokuroria mësoi se vëllai i autorit dhe kunata e tij ishin në dijeni të krimit të rëndë, ndërsa rezulton se të gjithë familjarët ishin konsultuar për të mbajtur të gjithë të njëjtin qëndrim.
Por ngjarja ka përmasa edhe më të rënda, pasi edhe mjekët kanë mbuluar krimin, duke shkruar në kartelë se vdekja është natyrale. Kjo është arsyeja përse prokuroria azkuon mjekun Ilir Tanku, i cili ka firmosur kartelën për “shpërdorim detyre”.
Mjeku Tanku ka bërë kqyrjen e trupit dhe në dijeni të fakteve ka shkruar në kartelë se ka kryer verifikimet dhe se nuk ka konstatuar shenja dhune.
I gjendur përballë këtyre provave prokurori Besnik Muci ka ballafaquar personat që kishte dijeni dhe pas dëshmive kontradiktore, familjarët e viktimës dhe autorit kanë pranuar dyshimet për vrasje.

Prokuroria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.