Historiani Neritan Ceka ka kujtuar kujtuar periudhën e vitit ’97 kur ai ishte ministër i Brendshëm. Teksa është i ftuar mbrëmjen e sotme në “360 gradë” në TV Ora, Ceka është shprehur se poshtë zyrës së tij thërrisnin Neritan-Sllobodan. Ai ka treguar se gjatë kohës që ishte ministër i Brendshëm, ka marrë urdhëra që të qëllonte protestuesit, por kurrë nuk i ka shkuar në mendje që të përdorë gaz lotsjellës mbi ta.
“Kam qenë ministër i Brendshëm, në kohë të vështira, në kohë protestash, njerëz kalonin para zyrës time, në krye ishte edhe vetë z. Berisha, Genc Pollo, ish-studenti im që bërtiste Neritan-Sllobodan. Merrja nga kryeministra urdhër për t’i goditur. As më ka shkuar kurrë mendja për të marrë gaz lotsjellës dhe të dali një polic i asaj kohe që ka goditur protestuesit”, tregon Ceka.