Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Hitman-i Capital T rikthehet në Tiranë për një kapsulë të re muzikore

19:42 / July 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 119
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Data 16 gusht është e zënë nga reperi i popullarizuar i skenës shqiptare e jo vetëm, Trim Ademi i njohur me emrin artistik Capital T. Në këtë datë ai do të mbajë koncertin e dytë në Tiranë dhe të tretin nën emrin, ”Time Capsule” që këtë herë është ”Time Capsule III-The Return”. Koncerti është i konceptuar për të sjellë tek publiku një epokë të re muzikore, larg skenave komerciale dhe muzikës ”fast-food” që ka pushtuar skenën. Artisti i cili ka kënduar që nga mosha 13-vjeçare, do të performojë këngët të cilat i ka hite të gjitha, derisa me të në skenë do të ngjiten edhe këngëtarë të tjerë.

Ishte viti 2019 kur Capital T organizoi për herë të parë ”Time Capsule” në Tiranë, duke thyer rekorde me pjesëmarrjen e njerëzve dhe e bëri atë artistin e parë që çeli dhe i dha vulën një epoke të re të koncerteve në Shqipëri. Më pas, ”Time Capsule II” u ndal edhe në Prishtinë, ku mes të tjerëve ishte i ftuar edhe ikona Akon.

Mbetet për tu parë çfarë ka rezervuar për koncertin në Tiranë në stadiumin ”Selman Stërmasi”. Koncepti i Time Capsule është ky. Meqenëse është udhëtim në kohë, ka këngë të vjetra, të reja, këngë që ende nuk janë dëgjuar. Domthënë; e kaluara, e tashmja, e ardhmja.

Capital T është artist që karrierën e tij nuk e ka të bazuar në skandale, por në këngë që janë verore dhe të nevojshme, këngë për situatat socio-politiko në vend, krijime të arta për dashurinë, dhe jo ”fast-food” për klikime. Capital T është i pari artist që këngët e vjetra shqiptare, i moderizoi dhe Time Capsule këtë koncept ka, ”e kaluara, e tashmja, e ardhmja” bashkë në një skenë. Më 16 gusht, ai rikthehet në Tiranë, mos e harroni këtë datë. /R.SH/

View this post on Instagram

A post shared by Capital T (@truekapo)

Capital T
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.