Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

HIV në Shqipëri, mbaron fondi global, të prekurit nuk kanë kondom

20:55 / February 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hiv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria nuk po bën hapa para sa i takon uljes së kurbës së infektimeve me HIV. Vetëm në 10 muaj në 2024 janë identifikua 119 të infektuar, ndërsa incidenca në popullatë është 5 raste të reja për çdo 100 mijë banorë.

Në një intervistë drejtorja ekzekutive e Shoqatës së personave me HIV, Olmbi Hoxhaj, shprehet se vendi ynë kryeson në rajon, për numrin me të lartë të infektimeve në popullatë.

“Krahasuar me vendet e rajonit dhe trendin, për fat të keq Shqipëria është në vendin e parë”, thotë Hoxhaj.

Ajo ngre shqetësimin se me përfundimin e fondit global në dhjetor të 2024 të gjitha shërbimet që mbështeteshin prej tij janë zeruar,  e për pasojë sot, mungojnë jo vetëm testet e HIV, por e dhe kondomët që shërbejnë si masë mbrojtëse për grupet e riskut.

“Ka mungesë totale, ata i janë drejtuar për ndihmë vendeve të rajonit, di që Kosova ka ofruar një sasi kondomësh falas për shoqatat këtu por duhet zgjidhje permanente”, shprehet ajo.

Hoxhaj shprehet se në këto kushte, objektivi për eliminimin e HIV në 2030 është i pamundur.

“Në qoftë se nuk punojmë në parandalim atëherë do kemi raste që vijnë tek ne. Unë kam raste që vijnë dhe paraqite ku thonë, kërkuam për PREP dhe nuk gjetëm, pastaj vijnë si persona të infektuar me HIV”, thotë Hoxhaj.

Me përfundimin e marrëveshjes me fondin global, tashmë është ministria e shëndetësisë ajo që duhet të përmbush të gjitha nevojat e shërbimeve në kuadër të parandalimit të infektimit me HIV.

fondi global hiv kondom
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.