Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Holanda bën hapin zyrtar, dorëzon në BE kërkesën për pezullimin e regjimit pa viza

13:20 / May 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
robert de groot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas miratimit në Parlamentin holandez, Holanda ka bërë hapin zyrtar në BE duke dorëzuar kërkesën për pezullimin e regjimit pa viza për shqiptarët në zonën Schengen.

Në një letër dërguar Eurokomisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitri Avramopoulos, Robert de Groot përfaqësuesi i përhershëm i Holandës në Bashkimin Evropian, ka paraqitur dhe argumentet e Parlamentit të tij për këtë kërkesë që përmblidhen në tre pika.

Lexo edhe- Nëse BE miraton kërkesën e Holandës, ja për sa kohë pezullohet lëvizja e lirë për shqiptarët

(1) një rrezik në rritje ose kërcënim për politikën publike ose sigurinë e brendshme të Shteteve Anëtare, në veçanti një rritje e konsiderueshme në veprat penale serioze, të lidhura me shtetasit e këtij vendi të tretë, të mbështetur nga informacione objektive, konkrete dhe relevante, nga autoritetet kompetente;

(2) një rritje e konsiderueshme e numrit të shtetasve të këtij vendi të tretë që i refuzohet hyrja ose është zbuluar se qëndron në territorin e Shtetit Anëtar pa të drejtë për ta bërë këtë;

(3) një rritje të konsiderueshme të numrit të kërkesave për azil nga shtetasit e këtij vendi të tretë për të cilin shkalla e njohjes është e ulët.

Si përfundim, Holanda i kërkon Komisionit që të shqyrtojë informacionin e dhënë prej saj në konsultim me Shtetet Anëtare, të vendosë për nevojën për të ndërmarrë veprime në mënyrë që sipas këtij shteti, të luftojë në mënyrë efektive problemet e hasura në lidhje me shtetasit shqiptarë.

Ndërkaq, kur Avramopoulos ishte në Tiranë për misionin e përbashkët kufitar me Frontex, tha se nga Holanda nuk ka mbërritur asnjë letër zyrtare, por nëse do të mbërrinte do të bëhej një analizë e kujdesshme. Kjo kërkesë e Holandës vjen vetëm pak ditë pasi Komisioni rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lexo edhe- Avramopoulos: Nuk kemi marrë njoftim për pezullim të regjimit pa viza

DOKUMENTI I DOREZUAR NGA HOLANDA NE BEShkarkoje

holanda vizat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.