Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Holandezi i martuar me një shqiptare: Kam 10 vite në Tiranë, duan vetëm raki

21:55 / May 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
A654C1DE 7FEB 4390 B738 02EF153FB723
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Holandezi Jorik Nijdam ka 10 vjet që jeton në Tiranë, ka një agjenci udhëtimesh dhe për këtë arsye mund t’ju tregojë gjithçka për qytetin në të cilin Fejnordi do të luajë finalen e Ligës së Konferencës.

“Shqipëria është kaq e larmishme, – shprehet ai. Plot entuziazëm, Joriku tregon për qytetin në të cilin jeton. – Kryeqyteti i zhurmshëm Tirana ka më shumë bare për metër katror në të gjithë Europën. Restorantet janë të mira. Ata kanë gjithçka që dëshironi me çmime të mira.Në krye të vendit keni alpet shqiptare, vendi ka shumë site të UNESCO-s dhe bregdeti jugor është i bukur. Është një vend i ngjashëm me Greqinë, por më i lirë. Kuzhina është një përzierje italiane dhe greke, më shumë peshk dhe perime”. Joriku studioi turizëm dhe donte një punë të re në një vend tjetër. “Shqipëria ishte larg në listën time. Më pas aplikova në një kompani dhe 3 javë më vonë nisa të jetoja aty.

Nuk ishte qëllimi im të qëndroja për 10 vjet. Pas disa muajsh, u njoha me një vajzë, me të cilën ngritëm një kompani dhe vendosëm të qëndronim aty”, shprehet ai për “Rijnmond”. Me kompaninë e tyre ata organizojnë të gjithë llojet e tureve. Në fund të kësaj historie, Nijdam jep 6 këshilla për Tiranën dhe rrethinat e saj.

Këshillat – Çifti jeton me vajzën e tyre gati 4-vjeçare në qendër të Tiranës, aty ku do të zhvillohet ndeshja mes Fejnordit dhe Romës. Sipas Jorikut, finalja sigurisht është e gjallë dhe ndihet në qytetin e tij: “Dje po ecja në qendër dhe në shesh po ndërtoheshin ekranet e mëdha. Tirana ka dy sheshe të mëdha në të cilat mund të qëndrojnë më shumë se 1000 njerëz në të njëjtën kohë. Këto sheshe tashmë janë ndarë për tifozët”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Territorialja/ Mazniku-qytetarëve: Asnjë shërbim nuk largohet, ju gënjen kush thotë të kundërtën

14:40 / October 8, 2026

Promovimi i Shqipërisë në Botë/ Aeroporti i Rinasit dhe Agjensia e Turizmit bashkëpunim për shtimin e turistëve

13:34 / October 8, 2026

Projektbuxheti 2027/ Ndryshon bonusi i bebeve, dyfishohen pagesat për pensionistët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara

12:37 / October 8, 2026

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

12:05 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.