Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Homazhet, dhjetëra besimtarë e personalitete nderojnë Kryepeshkopin Anastas

16:46 / January 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1738165059xxrtiuololl 574
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Homazhet në nderim të Kryepeshkopit Anastas Janullatos kanë vijuar edhe këtë të mërkurë në Katedralen Ortdhodhokse “Ngjallja e Krishtit”. Me dhjetëra besimtarë por dhe personalitete nga fusha të ndryshme të jetës morën pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit para ceremonisë mortore që do të mbahet të enjten.

“Kemi ardhur nga Saranda për t’i dhënë lamtumirën kryepeshkopit”, tha një qytetar. “Do e nderojmë se na ka ndihmuar shumë”, u shpreh një tjetër qytetar. I pranishëm për t’i bërë homazhe kreut të Kishës Ortodokse ishte edhe kreu i Komunitetit Bektashi, Baba Mondi.

“Fortlumturia është personalitet i Kishës Ortodokse Shqiptare, i cili ka punuar me vetëmohim për ta ngritur këtë Kishë nga varri. Ka qenë njeri që ka bashkëpunuar me të gjitha komunitetet fetare dhe sidomos me mua personalisht dhe më vjen keq për çdo njeri që largohet nga kjo botë, por ai po largohet me një vepër që i ka lënë pas Kishës Ortodokse Shqiptare, por edhe shqiptarëve. Ngushëllime Kishës Ortodokse, Zoti e pastë në parajsat e veta. Qofshi dritë dhe Zoti na bekoftë të gjithëve, amin!”, u shpreh Baba Mondi.

Ceremonia mortore do të kryhet në orën 11:00 në Katedrale me pjesëmarrjen e një sërë personalitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Rreth 40 minuta do të zgjasë mesha që do të zhvillohet në nderim, ndërsa pritet të mbajë fjalim kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Greqisë Mitsotakis.

homazhe Kryepeshkopi Anastas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.