Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Hoqi nga puna thuajse gjysmën e punonjësve të Twitter/ Elon Musk akuzon aktivistët: Po i bëjnë presion reklamuesve të tërhiqen nga rrjeti!

21:39 / November 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elon musk 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania Twitter ka mbyllur përkohësisht zyrat e saj si dhe ka ndërprerë aksesin e punonjësve në sistemet e brendshme. Një vendim i tillë erdhi pasi Elon Musk, pronari i ri i Twitter vendosi të shkarkojë rreth 50% të punonjësve të kompanisë pa paralajmërim.

I vetmi paralajmërim që bëri Musk, ishte një mesazh për punonjësit se në llogaritë e tyre të e-mailit të punës do mbërrinte një informacion ku do u bëhej me dije nëse ishin shkarkuar ose jo.

Shumë prej punonjësve kanë reaguar në Twitter se pa u ardhur një email i tillë, atyre u është ndaluar aksesi në sistemet e brendshme.

Vendimi i Elon Musk për shkarkimin e punonjësve, duket se ka ardhur për shkak të rënies së reklamave. Në një postim në llogarinë e tij, Musk tha se u është bërë presion kompanive të mëdha që të tërheqin reklamat e tyre nga platforma sociale, duke sjellë kështu një rënie të konsiderueshme të të ardhurave të Twitter.

Kompani të tilla si Audi, General Motors, General Mills dhe Pfizer ishin ndër firmat e para që tërhoqën dhe ndaluan shpenzimet e tyre për reklamim në platformën sociale.

“Twitter ka pësuar një rënie të konsiderueshme të të ardhurave për shkak se grupet e aktivistëve po i bëjnë presion reklamuesve. Këto presione janë shtuar pavarësisht se ne nuk kemi ndryshuar asgjë në mënyrën e funksionimit të rrjetit social. Çdo gjë është ngatërruar tani. Aktivistët kërkojnë që të shkatërrojnë lirinë e shprehjes në Amerikë” – shkruan Musk në një postim.

Një tjetër problematikë që do të sjellë shkarkimi nga puna e një pjese të konsiderueshme të stafit, do të jetë kontrolli i përmbajtjeve që do të publikohen në rrjetin social. Kjo do e bëjë akoma më të vështirë fushatën zgjedhore për Kongresin amerikan, duke e shtuar rrezikun për shpërndarjen e informacioneve të rreme.

Sipas The Guardian, Musk ka shkarkuar nga detyra të gjithë ekipin e “kurimit” të postimeve. Ky ekip luan një rol kyç sidomos për postimet që kanë përmbajtje zgjedhore, lajmet e fundit apo dhe për evenimentet sportive.

aktivistet akuzon Elon Musk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

iPhone 18 Pro dhe Pro Max me problem të pazakontë

21:00 / October 5, 2026

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026

Vuçiç akuzon Perëndimin për standarde të dyfishta: Për Mlladiçin na sulmuan, për Thaçin heshtën

11:19 / September 20, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.