Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Horoskopi 14 janar 2023, ja çfarë kanë parashikuar yjet

08:18 / January 14, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
horoskopi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi – Parashikimi ditor është pozitiv dhe do ju përcjellë energji të mirë. Familja juaj do të ketë shëndet dhe lumturi, madje është një ditë që duhet t’i kushtoni pak nga koha juaj. Të dashuruarit do të shijojnë romancën, ndërsa beqarët duhet të marrin hapin për t’i shprehur dashurinë dikujt që duan. Menaxhojini mirë shpenzimet dhe mund të keni edhe disa fryte nga investimet tuaja të mëparshme.

Demi – Një nga ditët më të favorizuara për një bashkëpunim dhe nëse e merrni seriozisht, është një fillim i mbarë. Planetët po ju bëjnë që mos të dëshironi të gjeni dikë në aspektin dashuror. Çdokush shfaq diçka që nuk ju pëlqen dhe armiku juaj më i madh është vetja.

Binjakët – Është një ditë që ju shërben për të zgjidhur mosmarrëveshjet me familjarët tuaj. Diferencimet  e vogla mund të kthehen në çështje problematike nëse nuk i adresoheni sa më shpejt. Në krahun tuaj qëndron një partner me të cilin mund të ndani gjithçka dhe të diskutoni problemet personale e profesionale. Kontrolloni shpenzimet dhe mund të zhbëni vendimet e marra nga nxitimi.

Gaforrja – Yjet sot janë vendosur në një pozicion shumë favorizues dhe do shpërbleheni si kurrë më parë për punën tuaj. Beqarët mund të kalojnë një ditë disi të vështirë sepse do të përballen me refuzimin. Përfitoni nga çdo  mundësi për të marrë vëmendjen në punë. Në rrugën tuaj do të vijnë të ardhurat dhe përfitimet.

Luani – Mund të zhgënjeheni pak lidhur me anën ekonomike sepse nuk do të përkojë me pritshmëritë tuaja, por mos e humbni fokusin. Nuk është një ditë e favorshme për punën, madje do t’ju bënte mirë nëse do të shkëputeshit pak prej saj. Sot nuk do ta keni mendjen te partneri, por tek vetja juaj. Çiftet duhet t’i japin pak hapësirë njëri-tjetrit që të shprehin individualitetin e tyre.

Virgjëresha – Keni një zemër të butë, por mund të jeni pak të ashpër me fjalët sot dhe duhet të tregoni kujdes. Marrëdhëniet familjare janë pak të tendosura e madje pritet edhe një debat. Nga an tjetër, puna po shkon mirë, mund të krijoni miqësi të reja dhe po vlerësoheni për punën e palodhur. Jeni duke i menaxhuar mirë financat, por ka gjasa të kryeni një shpenzim lidhur me shtëpinë.

Peshorja – Partneri juaj është mbështetësi më i madh dhe do t’ju qëndrojë pranë pavarësisht vështirësive që mund të hasni. Ndoshta nuk do të ndiheni mirë për disa vendimmarrje në punë, por duhet t’i besoni intuitës dhe të bëni një lëvizje të madhe në karrierën tuaj. Do të keni surpriza të mira financiare që do t’ju gëzojnë.

Akrepi – Lumturia do të jetë shoqëruesja e ditës së sotme e madje do të merrni edhe një fryt të mirë financiar. Një mik mund t’ju bëjë një dhuratë. Sa i përket romancës, çiftet mund të planifikojnë një natë romantike, ndërsa beqarët duhet të përpiqen shumë që të vihen re nga dikush që iu pëlqen.

Shigjetari – Është një ditë e zakonshme por që do ju sjellë mundësi për ta bërë sa më të mirë. Në njërën anë do t’ju shfaqet argëtimi me miqtë, kurse nga tjetra shansi për t’u rritur. Nuk ka nevojë të shqetësoheni shumë për shpenzimet sepse nuk ka asnjë kërcënim serioz, por kini kujdes të mos e teproni. Do ju duhet të kujdeseni për një mik apo partner që nuk po kalon ditën e tij më të mirë.

Bricjapi – Një ditë që do të kombinojë përfitimet dhe humbjet, ndaj kini kujdes për çdo veprim ekonomik. Duhet t’i qëndroni pranë partnerit dhe jo ta mbysni me pushtetin tuaj. Humori i tyre do të ndikojë pozitivisht në tuajin, mendojeni si një simbiozë.

Ujori – Dita e sotme do të jetë më së shumti me kryerjen e detyrave të vogla. Do të keni shpenzime të papritura kështu që duhet të tregoheni të zgjuar me paratë. Shëndeti nuk do të jetë në formën e tij më të mirë dhe mund të ngadalësoni disi ritmin. Partneri do të ndiejë mungesën tuaj dhe përpiquni të shmangni zënkat. 

Peshqit – Një mundësi shumë e mirë ekonomike do të kamuflohet si sfidë. Kini kurajo dhe ndërmerrni rrezikun që të mund të përfitoni nga paratë tuaja. Dita do të nisë me pak dembelizëm, por duhet ta lini mënjanë. Humori ndaj partnerit nuk është shumë i këshillueshëm sot sepse mund t’i ofendoni padashje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.