Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Horoskopi ditor, e Mërkurë 29 Dhjetor 2021

18:31 / December 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
horoskopi 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi

Personat e kësaj shenje nuk rekomandohet të mendojnë rreth asaj çfarë i pret sot. Në prag të Vitit të Ri duhet të shmangni dyshimet, frikën apo shqetësimet rreth çështjeve të caktuara. Përpiquni ta kaloni sa më bukur festën e fundvitit dhe mendoni rreth pushimeve që mund të realizoni.

Demi

Demat mund të marrin një telefonatë të papritur. Ka gjasa t’ju Horoskopi ditor, e Mërkurë 29 Dhjetor 2021 një ofertë në lidhje e punën. Mos u nxitoni të jepni përgjigje menjëherë. Ju duhet patjetër kohë për të kuptuar situatën. Mund të keni surpriza edhe në jetën personale.

Binjakët

Bëni shumë kujdes me sjelljen. Moj bini në pesimizën dhe përpiquni të mendoni pozitivisht. Mos u fokusoni vetëm te vetja, por mendoni sesi të ndihmoni edhe njerëzit në nevojë. Në mbrëmje do të kaloni momente shumë të veçanta me partnerin/partneren tuaj.

Gaforrja

Gaforret nuk duhet t’u besojnë të huajve. Propabiliteti për takime të papritura, ku do të ndërthuren interesat personale me ato profesionale do të rritet. Ka gjasa t’ju takojë një person, i cili do t’ju japë një premtim shumë të fortë. Megjithatë, mos e besoni menjëherë pa e shqyrtuar mirë situatën.

Luani

Disa persona të kësaj shenje do t’i lënë nën hije të gjithë personat e mbledhur në një event. Kjo mund të ndodhë ose në festën e punës, ose në një tjetër event me miq të ngushtë. Sa i përket anës romantike, do të pësoni disa ndryshime thelbësore.

Virgjëresha

Do të keni fatin të takoheni me një person të jashtëzakonshëm, me të cilin mund të krijoni një lidhje shumë të fortë ose shoqërore ose dashurie. Bëni kujdes me financat në mbrëmje. Një shpenzim i papritur mund t’ju shkaktojë probleme të mëdha.

Peshorja

Sot peshoret do të kenë shumë dëshirë të komunikojnë. Gjatë takimeve apo bisedave telefonike përzgjidhni fjalët dhe bëni shumë kujdes me ato që thoni, pasi dikush mund të ofendohet. Është dita e duhur për të bërë shoping.

Akrepi

Gjatë ditës së sotme do të ndiheni optimist, por do ta kaloni cakun duke dalë jashtë realitetit. Do të humbisni një rast shumë të veçantë, i cili mund t’ju rriste profesionalisht. Rrezikoni të gaboni, ndaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

Shigjetari

Do të përfundoni të gjitha punët e lëna përgjysmë për vitin 2019. Gjithashtu, do të keni mundësi për t’u relaksuar dhe për të shpenzuar kohë pranë miqve tuaj të ngushtë. Sa i përket anës romantike, do të zhvilloni një bisedë shumë të rëndësishme me partnerin/partneren tuaj.

Bricjapi

Bricjapët mund të ‘pushtohen’ nga sharmi i dikujt. Do të takoheni rastësisht dhe nuk ka gjasa të takoheni herë tjetër. Do të ndiheni shumë mirë në punë dhe nuk do të ndjeni aspak stres.

Ujori

Do të shënoni sukses në disa çështje të caktuara. Mundet të përballeni me një situatë të vështirë, por përpiquni të mos përfshiheni nga paniku, pasi nuk do të mund të zgjidhni asgjë. Rëndësi ka që një projekt në punë, për të cilin keni kohë që punoni, do ta përfundoni plotësisht.

Peshqit

Peshqit do të kalojnë një ditë mjaft të mirë. Nuk do të lodheni, por vetëm do të ndjeni kënaqësi. Kjo do të vijë falë kartolinave dhe dhuratave që do të shkëmbeni me kolegët për Vitin e Ri. Gjithashtu, edhe mbrëmja do të jetë mjaft premtuese për ju.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi, 7 shtator 2026

07:52 / September 7, 2026

Horoskopi, 4 shtator 2026

08:38 / September 4, 2026

Horoskopi, 3 shtator 2026

07:57 / September 3, 2026

Horoskopi, 2 shtator 2026

08:21 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.