Dashi
Dite e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni si mbi re në krahët e partnerit dhe e ardhmja do jetë akoma më e bukur. Beqarët do mund të fillojnë lidhje afatgjata dhe të kënaqshme. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më strikte që gjendja të mos ketë asnjë lloj problemi. I keni të gjitha mundësitë për ta bërë këtë.
Demi
Nëse jeni në një lidhje duhet të mendoni të bëni surpriza sa më shumë në mënyrë që të mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Beqarët nga ana tjetër nuk duhet të tregohen të turpshëm sepse kanë për të humbur mundësi shumë të mira. Financat do vazhdojnë të mbeten të mbrojtura. Do jeni të matur me çdo lloj shpenzimi dhe nuk do keni probleme.
Binjaket
Zemra juaj do ndihen më së miri gjatë gjithë kësaj dite. Do kaloni çaste të mrekullueshme pranë partnerit dhe nuk do preferoni të qëndroni larg as një minute. Beqarët do jenë me fat dhe do fillojnë të ndërtojnë pak nga pak kalanë e dashurisë. Dite e përshtatshme edhe për t’u marre me organizimin e te ardhurave. Gjendja do stabilizohet.
Gaforrja
Mjedisi yjor do jetë shumë i favorshëm gjatë kësaj dite për jetën tuaj sentimentale. Do bashkëpunoni fort me atë që keni ne krah dhe marrëdhënia në çift do mbetet e ngrohtë. Beqarët nga ana tjetër do jenë të pafat në dashuri dhe nuk do mundin dot të ndryshojnë status. Në planin financiar do keni probleme serioze nëse tregoheni impulsive.
Luani
Ditë shumë e tensionuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë dhe në shumë momente do debatoni ashpër. Beqarët do jenë të pafat në dashuri edhe pse nuk do ndalen në asnjë moment së kërkuari princin e kaltër. Financat do mbeten të mira për aq kohe sa ju nuk do ndërmerrni shumë rreziqe. Kujdes!
Virgjeresha
Do jeni shumë të sinqertë sot me atë që keni në krah dhe marrëdhënia në çift do vazhdojë të mbetet e qëndrueshme. Beqarët do i marrin gjërat më shumë qetësi dhe do presin momentin e duhur për t’u hedhur ne “sulm”. Ne planin financiar gjithçka do ecë si duhet. Do jeni të kujdesshëm me shpenzimet dhe do i organizoni me se miri ato para qe keni.
Peshorja
Do kaloni një ditë shumë të vështirë sot juve që jeni në një lidhje dhe nuk do merreni aspak vesh me personin qe keni ne krah. Beqarët nga ana tjetër duhet t’i marrin gjërat shtruar dhe jo të kërkojnë me ngulm një lidhje. Në planin financiar ndikimi i yjeve do jetë negativ. Nuk do arrini dot të kryeni asnjë lloj shpenzimi. Tregohuni sa më të kujdesshëm.
Akrepi
Do kaloni një ditë shumë delikate sot juve që jeni në një lidhje. Ose ju ose personi që keni në krah do bëjë veprime të pamenduara të cilat nuk do i pëlqejnë tjetrit. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa asgjë të rëndësishme. Bëni durim edhe për pak kohe. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar shpejt.
Shigjetari
Nuk do i shprehni aq sa duhet ndjenjat gjatë kësaj dite dhe partneri në disa momente do mendojë se nuk e doni sa duhet. Beqarët do jenë të angazhuar me punë dhe as që do kenë kohë të mendojnë për dashurinë. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe gjendja do mbetet mjaft e qëndrueshme. Do jeni gjithë kohës të qetë.
Bricjapi
Do jeni shumë të hapur sot në jetën tuaj ne çift dhe do pranoni edhe të përballeni me sfida te reja. E rëndësishme është qe do ndiheni mjaft mire. Beqarët do kenë një ditë të veçante dhe të mbushur me propozime të njëpasnjëshme. Në planin financiar situata do jetë më e mirë, por ende duhet pasur kujdes. Pranojeni ndihmën që do iu japin disa të afërm.
Ujori
Ditë fantastike kjo për të gjithë ata që janë në një lidhje. Në krahët e partnerit do ndiheni si ne një ëndërr nga e cila nuk do dëshironi të zgjoheni. Beqarët do bien kokë e këmbë në dashuri me një person të thjeshtë, por me një të ardhme të ndritur. Në planin financiar duhet të kontrolloni njëherë gjendjen që më pas të kryeni shpenzimet e nevojshme.
Peshqit
Venusi do jetë i pozicionuar mjaft mirë sot në jetën tuaj në çift dhe do ju bëjë ta dashuroni partnerin me më shume pasion. Beqarët do kenë përballje të forta me dikë sepse edhe ai do pëlqejnë të njëjtin person. “Lufta” do jetë e ashpër, por kurrsesi mos u dorëzoni shpejt. Në planin financiar do ju duhet mund dhe maturi që gjendja të mos përkeqësohet.
