Dashi
Disa persona do mundohen t’ua prishin harmoninë në çift gjate kësaj dite, por dashuria që ju keni për njeri-tjetrin do i bëjë ballë çdo gjëje. Beqarët do jenë të pavëmendshëm ndaj ftesave që do iu bëhen prandaj edhe sot kane për te mbetur vetëm. Gjendja financiare do jetë më e privilegjuar dhe do keni mundësi edhe të dilni apo të argëtoheni duke shpenzuar me tepër.
Demi
Do keni nevojë në çdo moment për partnerin tuaj sot në mënyrë që të merrni fryme lirisht. Ai nga ana tjetër do ju përgatisë surpriza te njëpasnjëshme. Beqarët do ndihen gati për të bërë edhe çmenduri vetëm që ta gjejnë personin ideal. Ne planin financiar duhet të bëni disa kursime që gjendja të mos ketë asnjë lloj problemi. Me pak mundim do ja dilni mbanë.
Binjakë
Asgjë katastrofike nuk ka për të ndodhur sot në jetën tuaj në çift. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe bëni atë qe ndjeni. Beqarët nga ana tjetër do kenë mundësi reale për të ndryshuar statusin dhe për të takuar princin e tyre të kaltër. Me financat nuk do i keni punët mire. Edhe pse do dëshironi, nuk do mundi dot ta frenoni veten dhe do shpenzoni shuma marramendëse.
Gaforrja
Do e keni të vështirë t’i rezistoni tundimit gjatë kësaj dite dhe ka rrezik ta tradhtoni që në mesditë partnerin tuaj. Do i hapni telashe vetes dhe do vuani tej mase. Beqarët do influencohen tej mase nga miqtë dhe do i pyesin ata për çfarëdo lloj gjëje. Ne planin financiar do jeni shumë të matur dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Vazhdoni në rrugën e nisur.
Luani
Çdo gjë që keni dashur do ju plotësohet sot juve qe jeni në një lidhje prandaj do ndiheni më mirë se kurrë më parë. Partneri do ju gjendjet në çdo moment pranë. Beqareve do ju ndryshojë rrënjësisht jeta pas një propozimi që do ju bëjë dikush. Financat do jenë goxha të mira, megjithatë mire është që të qëndroni larg shpenzimeve të konsiderueshme.
Virgjeresha
Do ndiheni shumë të turbullt gjate kësaj dite juve qe jeni në një lidhje dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Mire do jetë të mbani paksa distance nga partneri derisa të qartësoheni. Beqarët do takojnë princin e tyre të kaltër dhe do futen në një tjetër etape. Në planin financiar do keni goxha probleme të cilat vetë nuk do arrini dot t’i zgjidhni. Kërkoni sa më parë ndihmë
Peshorja
Priten ndryshime të mëdha sot në jetën tuaj në çift. Do jeni më të hapur me partnerin dhe do sqaroheni për çdo. Beqaret do fillojnë një jete shume me ndryshe falë takimeve të mahnitshme që do realizojnë që ditët e para. Çështjet e financave do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat të pakujdesshëm dhe të shpenzoni pa mbarim do keni probleme të jashtëzakonshme.
Akrepi
Vazhdoni të tregoheni tolerante dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj sot në mënyrë që gjerat t’iu ecin si duhet. Beqaret do kenë një dite të zakonshme. Nuk do mungojnë aspak takimet, por gjithsesi mire është te mos nxitoheni për asgjë. Ne planin financiar është momenti i duhur te bëni një riorganizim të situatës. Gjendja do ketë me shume përmirësime nga sa e keni menduar.
Shigjetari
Dite mjaft interesante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i shtoni dozat e intimitetit dhe do kaloni me tepër kohë me partnerin. Beqarët nuk duhet te tregohen shumë kapricoze sepse ka rrezik që të humbasin mundësi të mira. Në punë duhet të mbani përgjegjësi për çdo veprim që do kryeni. Kujdes me impulsivitetin gjate shpenzimeve që do kryeni.
Bricjapi
Do ndiheni më mirë se një dite më parë sot prandaj do merrni edhe vendime me rëndësi. Te dy do keni të njëjtat ide dhe mendime lidhur me shumë gjëra. Beqarët ka shumë mundësi që një ndjenje miqësie ta shndërrojnë ne dashuri. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë herë me të matur sepse gjendja do mbetet e paqëndrueshme edhe për disa kohë.
Ujori
Nëse kohet e fundit gjerat nuk kane ecur mire me atë qe keni ne krah, duhet patjetër te flisni hapur dhe t’i vendosni pikat mbi “i”. Po i late gjerat zvarre do keni më tepër probleme. Beqarët do bëjnë të pamundurën për t’iu afruar atij që pëlqejnë, por ai gjithnjë e më shumë do largohet. Në planin financiar do keni goxha probleme, për shkak borxheve të mëdha që keni marë.
Peshqit
Dita e sotme nuk do jete aspak e qëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Secili do ketë idetë dhe mendimet e tij lidhur me disa çështje dhe asnjeri nuk do hape rrugë. Beqaret do digjen përbrenda për dike, por do kenë druajtje t’i shprehin ndjenjat. Ne planin financiar do përballeni me sfida mjaft te vështira dhe vetëm me ndihmën e specialisteve mund t’ia dilni.
