Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Horoskopi

Horoskopi ditor, e shtunë 30 nëntor 2019

16:39 / November 29, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
horoskopi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ky është horoskopi për ditën e shtunë 30 nëntor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe tension. Në punë kohëve të fundit keni pasur kënaqësi të pjesshme, për shkak se situatat nuk i keni pasur shumë në favor. Por mos u dorëzoni, pasi rikuperimi do të vijë shumë shpejtë. Kush do të bëjë një zgjedhje të rëndësishme në dashuri ose në familje, fundi i vitit do të sjellë zgjidhjen e duhur.

Demi

Kjo ditë do të jetë mjaft harmonike dhe interesante dhe me siguri shumë më e mirë se e diela, ku gjatë saj do të ndiheni disi të lodhur. Keni shumë për të bërë, por edhe shumë për të thënë. Lidhur me ndjenjat, e ardhmja parashikohet premtuese. Venusi do të jetë në favoritn tuaj dhe shumë shpejtë edhe Saturni do të jetë në anën tuaj.

Binjakët

Gjatë kësaj fundjave yjet do të jenë mjaft të favorshëm. Parashikohen zhvillime të reja shumë premtuese dhe kjo është edhe arsyeja pse mund të bëhen edhe plane afatgjata. Dalëngadalë po e rimerrni veten, duke rigjetur forcën brenda vetes.

Gaforrja

Ndikimi i kundërt i hënës do ju bëjë disi nervoz. Duhet të bëni disa zgjedhje të rëndësishme në punë, ku do të donit të ndryshonit, por nuk mundeni. Ndiheni shumë nën presion, mirëpo rrugëzgjidhja nuk do të vonojë që të vijë. Edhe në planin sentimental situata nuk është ndër më të mirat, ndaj bëni durim.

Luani

Asnjëherë më parë si gjatë kësaj dite, nuk do të jetë me më shumë rëndësi të lënit mënjanë të gjërave që nuk kanë vlerë. Kush nuk vepron ose është dembel, ose heq një mundësi të mirë. Kush dëshiron që të ndryshojë stilin e jetës, duhet të veprojë. Situata është mjaft e favorshme sa i takon takimeve të reja.

Virgjëresha

Pozicioni i Hënës është mjaft i favorshëm dhe i tillë do të jetë gjatë gjithë fundjavës. Qielli do të zhdukë çdo shqetësim që nuk ju ka lënë të qetë. Sa më shumë afron fundi i vitit, aq më shumë mundësi do të aferohen për ju.

Peshorja

Duhet të jeni më të moderuar në sjelljen tuaj. Bëni mirë që të shmangni çdo lloj komplikimi. Me gjasë do të ndiheni të lodhur ose nervoz. Keni nevohjë për qetësi. Gjatë kësaj dite çiftet rrezikojnë që të kenë keqkuptime dhe konfrontime.

Akrepi

Qielli do të jetë mjaft pozitiv dhe do të zhdukë çdo tension në jetën tuaj. Nëse mendoni gjithmonë negativisht, do të përfundoni të mërzitur. Përfitoni nga kjo e shtunë, për të diskutuar lidhur me çështje të pazgjidhura në dashuri.

Shigjetari

Kjo fundjacvë do të sjellë me vete rikuperim. Venusi do të ketë ndikim të favorshm në shenjën tuaj, ndaj nëse deri më tani keni lëvizur vetëm disa letra, tashmë do të rezultoni fitimtarë. Priten konfirmime të mëdha si dhe mundësi për të përjetuar emocione të veçanta.

Bricjapi

Duhet të bëni shkurtime drastike, pasi gjërat nuk i keni nën kontroll. Megjithatë mundohuni që ti shihni gjërat sa më pozitivisht. Në dashuri do të përbaleni me disa probleme, të cilat kërkojnë zgjidhje me patjetër.

Ujori

Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj do të sjellë nervozizëm dhe lodhjje, sidomos nëse jeni duke bërë shumë gjëra njëherësh në punë. Është një periudhë e mbushur me tensione, por në fund do e gjeni një stimul për të përmirësuar situatën. Ata që janë vetëm, do të kenë mundësi që të përjetojnë emocione të bukura.

Peshqit

Kjo është një periudhë e rëndësishme për lidhjet në çift. Mund të rikuperoni diçka të krisur, ose mund të ktheni faqe. Nëse mendoni se jeni braktisur apo lënë pas dore, thojeni hapur. Kjo është një pikënisje. Për më fatlumët, do të ketë mundësi për sukses.

Horoskopi Paolo Fox
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbuloni 3 shenjat e zodiakut që do t’ju ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

17:21 / December 28, 2025

Marrëdhëniet në qendër të vëmendjes, parashikimi i horoskopit për sot

10:59 / December 21, 2025

Në dashuri, dita sjell stabilitet dhe siguri… parashikimi i horoskopit për sot

10:40 / November 30, 2025

Horoskopi/ Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes sot

08:21 / November 22, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.