Një skenë horror si nëpër filma ka ndodhur këtë të diel në Itali, ku një 19-vjeçar ka vrarë babanë e tij.
I riu, i cili trajtohet prej kohësh për probleme të shëndetit mendor, pasi masakroi me thikë të atin, 57 vjeç, telefonoi policinë.
“Nxitoni, kam vrarë babanë”, mësohet t’iu ketë thënë ai karabinerëve.
Viktima punonte menaxher banke, dhe jetonte bashkë më të birin në një banesë në Sesto San Giovanni, në periferi të Milanos.