Draft-statuti që i është propozuar Kosovës për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe përmbush të gjitha kriteret që parashohin Shtetet e Bashkuara.
Garancia vjen nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili siguron se draft-statuti nuk parashikon kompetenca ekzekutive e as nivel shtesë të pushtetit.
“Duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës. Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit.
Ne besojmë se ky draft, që i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës, i përmbush të gjitha këto kritere, dhe besojmë se është shkruar në një mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.