Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar një tjetër rast ku përfshihet Alma Kaçi, personi që u shfaq në video skandalin e Safet Gjicit, duke kryer marrëdhënie intime. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Kaçi u dënua nga gjykata edhe për shkak se i dërgoi foto shantazhuese vajzës adoleshente të një drejtuesi të lartë të policisë në Durrës, ku ky i fundit shfaqej i zhveshur. Hoxha tha se Alma Kaçi u dënua me gjobë në këtë rast, por shtoi se Kaçi ka qenë e përfshirë në disa raste të ngjashme shantazhi.
“Ka edhe një vendim tjetër, e ka dhënë gjykatësja Migena Laska dhe ka qenë e pandehur zonja në fjalë, por aty e akuzuar me akuzën e shantazhit të të miturve. Në këtë rast, e pandehura u akuzua sepse i ka çuar një video dhe disa mesazhe, vajzës adoleshente të një zyrtari të lartë të policisë në Durrës.
Ia ka çuar dhe i ka thënë që babai jot është i dashuri im. Vajza adoleshente i ka thënë, babai im ka nënën time, dhe kjo i ka çuar një video dhe foto ku paraqitet i zhveshur dhe ka të shkruar në trup emrin e Almës. Alma i thotë vajzës, nëse babai jot do kishte nënën tënde, do të mbante emrin e saj dhe jo timin. Alma Kaçi është gjetur fajtore dhe është dënuar, për shkak edhe të kushteve dhe problemeve, u dënua me një shumë prej 2 milionë lekëve të vjetra.
Më përpara është përdorur edhe për shantazhe. Ka patur zyrtarë edhe më të rëndësishëm. Njëri në Durrës ka qenë përfaqësues i lartë politik vajti deri drejt vetëvrasjes. Ka patur edhe një rast tjetër, që ka marrë banesa nga fondi i rindërtimit. Ajo çështje nuk u publikua asnjëherë. Ky vendim që sapo përmenda, në fakt të bën të dyshosh, që të dyja vendimet e marra bashkë duhet të kishin një përfundim tjetër. SPAK heton për korrupsion dhe jo për këtë akuzë ushtrim prosti*ucioni. Do të shohim vijimin e kësaj çështje”, tha Hoxha.