Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hroni: Drejtori i Policisë të zgjidhet si në Kosovë; Bushati: Dhuna në protestë u nxit nga opozita

10:16 / December 19, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita jashtëparlamentare nxiti protestat e dhunshme në Tiranë që morën shkas nga vrasja e Klodian Rashës. Kështu u shpreh të premten në ‘Java në RTSH’ deputeti socialist Ervin Bushati.

Ai shtoi se ndërkohë që mazhoranca bënte thirrje që të shmangeshin aktet vandale, asnjë forcë tjetër nuk e bëri një apel të tillë.

“Protesta e dhunshme ishte rasti tipik kur mund të aplikohet shprehja se ‘iu hodh benzinë zjarrit’. Partitë e opozitës në asnjë moment nuk reaguan për të ndalur dhunën, së paku për Muzeun Historik apo për rastin e Bibliotekës Kombëtare. Por përkundrazi, bënin thirrje se rinia ka humbur shpresën. Të instrumentalizosh protestues në një moshë të tillë jashtë përgjegjësive ligjore është e papranueshme” – tha Bushati.

Deputet i PS tha se forcat politike paguhen nga taksat e popullit pikërisht për t’u larguar nga drama të tilla.

“Përjashto përplasjen politike si 21 janari, Policia Shqiptare nuk e meriton llumin që i është hedhur gjithë këto kohë. Pra ka qenë një ngjarje që s’ka ndodhur kurrë më parë tek ne fatmirësisht” – tha Bushati referuar vrasjes së Rashës.

Ndërkohë për Sotiraq Hronin, emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë duhet bërë sipas shembullit të Kosovës. Ai tha se vetëm kështu arrihet depolitizimi total i uniformave blu.

“Në 30 vjet kanë ndodhur shumë protesta dhe përplasje me policinë. Por për herë të parë kërkohej reformimi i Policisë. Kjo mu duk interesante sepse ka një element. Reformimi i Policisë duhet bërë të paktën siç po ndodh në Kosovë me parimin kontrollo-balanco. Emërimi dhe shkarkimi i Drejtori të Përgjithshëm është alfa e piramidës. Raportet President-Kryeministër kanë qenë gjithmonë problematike në vend. Këtu duhet një kundërfirmë për lëvizjen e Drejtorit të Përgjithshëm. Për shembull e propozon kryeministri dhe e firmos Presidenti. Ka forma plot që depolitizon Policinë” – tha Sotiraq Hroni, kreu i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Ndërkohë përmes një lidhje direkte, ish-deputetja Albana Vokshi tha se qeveria nuk e pranon dot idenë që qytetarët pa pasur nevojën e opozitës mund të protestojnë.

“Teza se protesta është e instrumentalizuar është një mashtrim. Edi Rama nuk do ta pranojë pakënaqësinë që ka populli. Qytetarët tashmë janë të zemëruar dhe kërkojnë reformimin e policisë politike. Si rasti i atij policit që vrau në derën e shtëpisë një të ri të pafajshëm. Ka shumë që na kritikojnë pse opozita nuk doli në protestë, por nuk ka nevoje që në të gjitha protestat të jetë PD, LSI apo parti të tjera. Duhet të rritet fryma qytetare” – tha Vokshi në ‘Java në RTSH’.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit, ngarkesa nuk ishte e pajisur me dokumentacionin përkatës

18:20 / August 31, 2026

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

17:39 / August 31, 2026

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT, OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

16:55 / August 31, 2026

SHBA rrit prodhimin e raketave, Pentagoni nënshkruan marrëveshje 7-vjeçare me kompanitë e mbrojtjes

16:18 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.