Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në një aksident mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël.
Sipas të dhënave të para A. B., 26 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.
