Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Humbi dy vëllezërit e tij brenda një dite, pedagogu ka një kërkesë për kryeministrin në lidhje me menaxhimin e pandemisë

20:26 / November 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pedagogu Afrim Osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pedagogu, Afrim Osmani, i cili pak ditë më parë humbi dy vëllezrit e tij për shkak të Covid-19, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Rama. Në apelin e bërë prej tij në facebook, Osmani thekson se kriza aktuale e pandemisë nuk ka karakter profesional, por karakter menaxherial.

Pedagogu shprehet se menaxhimi i situatës është lënë në duart e ministres Manastirliu dhe shefes së Infektivit, Najada Çomo, të cilat nuk janë menaxherët e duhur për përballimin e kësaj situate. Kryeministër! Kjo nuk është kriza e profesionistëve, as e doktorëve, as e infermierëve..

Kjo është kriza e menaxherëve dhe jo e menaxherëve te nivelit të ulët dhe nivelit të mesëm, por e menaxherëve te nivelit të lartë.

Janë menaxherët e nivelit të lartë që përgjigjen për veprimet strategjike, për rrugët e daljes nga kriza, që organizojne dhe udhëheqin daljen nga kolapsi.

E gjithë kjo situatë e jashtëzakonshme është lënë në dorë të Ministres Ogerta Manastirliu dhe Dr. Najada Çomo.

E para më vjen keq ta them, që perveç një perkushtimi njerezor, nuk ka as zotësitë minimale për të perballur një krizë të ketij niveli.

E dyta po bën një lidership të gabuar në kurriz të një zgjidhjeje, që do te ishte shume më e mire dhe më me rezultat për pacientët.

Në gjithë historinë e lidershipit në kohë të veshtira krizash, apo stuatash të ngjashme ka zakonisht dy zgjidhje:

Ose ju duhet të zbrisni vetë dhe të përvishni mëngët; ose delegoni personat e duhur të cilët me njohuritë por edhe vizionin e tyre do të mund të bëjnë bashkë dhe angazhojnë rreth një qëllimi, stafin e përgjithshëm të mjekëve dhe stafin tjeter mjekësor për përballimin dhe administrimin me humbje minimale të situatës.

Eshtë një gabim i madh kur duam ta justifikojmë situatën në vendin tonë, duke marr për shembull vendet e tjera. Ne jemi një vend i vogël, me një numër ende relativisht të vogel pacientësh që rrezikojnë jetën dhe kemi përveç të tjerash edhe potencial solidarizimi.

Ju degjova me vemendje në fjalen tuaj, jam nje adhurues i publicistikes dhe i narracionit tuaj, por shikoj që kjo armë e juaja e fortë nuk ndihmon fare në perballimin e kësaj situate, perkundrazi e keqëson atë.

E perseris, është një krizë menaxheriale dhe jo një krizë e profesionistëve.

Doktorët dhe infermieret janë punonjës jo menaxherialë, për rrjedhojë në rastin konkretë kane shumë pak në dorë për përmrësimin e situatës edhe pse jetët e njerëzve shpëtohen nga duart e tyre.

Ju siguroj që nëse do të vendosni njerëzit e duhur në drejtim, ndryshimi i gjendjes do të jetë me ditë dhe jashtëzakonisht i dukshëm. Take action, not reaction!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë

15:38 / November 14, 2026

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për përjashtimin e Spiorpalit! Klosi pas mbledhjes: Është anëtare e PS

14:44 / November 14, 2026

“Të mobilizohet çdo qelizë e PS”, Rama në Asamble: Thonin se dua të bëhem si Erdogani dhe Putini, tani është koha të flasim ne

12:38 / November 14, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.