Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Humbi garën për kryetarin e PD, Edith Harxhi: Së shpejti do të them mendimet e mija, mbështetur mbi fakte

19:07 / June 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edith
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dje gjatë procesit zgjedhor për Kryetare të Partisë Demokratike. Falenderoj të gjithë ata që votuan për mua por edhe ata që nuk votuan për mua pasi demokracia gjithëmonë duhet të shprehet me votë. Falenderoj me mirënjohje të gjithë vëzhguesit e mi gjatë procesit zgjedhor, kontribuesit dhe miqtë e mi që punuan këto tre javë, si dhe Grupin për PD-në që ishin me mua në këtë betejë. Falenderoj edhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medias për interesin e tyre dhe punën e palodhur.

Ju shpreh gjithë mirënjohjen time për kohën dhe vëmendjen që më keni kushtuar. Gjatë këtyre dy javëve pata nderin dhe kënaqësinë t’ju takoja, të bisedonim dhe të bashkëndanim shqetësimet tona për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen partia jonë dhe Shqipëria.

Natyrisht koha ishte mjaft e kufizuar dhe e pamjaftueshme. Por ky është vetëm fillimi. Sepse, sic ju kam premtuar, unë do të vazhdoj të bashkëbisedoj me ju në cdo cep të vendit për të ringritur të djathtën dhe shpresën. Ne do gjejmë zgjidhjet më të mira për t’i rikthyer Partisë Demokratike vlerat, dinjitetin, forcën dhe rëndësinë e humbur, për t’a ribërë atë përsëri një parti qeverisëse dhe të djathtën Shqiptare konkuruese dhe të fortë.

Lidhur me atë që ndodhi dje, gjatë procesit zgjedhor, së shpejti do të them mendimet e mija, mbështetur mbi fakte. Por, natyrisht, gjithçka ndodhi dje nuk do pengojë dhe, aq më pak, t’a ndalojë misionin tonë të përbashkët për të reformuar dhe ringritur PD-në. Ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe të ndalim korrupsionin në cdo nivel të jetës. Unë nuk i lë kauzat në mes…

Duke ju shprehur përsëri gjithë mirënjohjen dhe nderimin tim.

Me respekt, Edith Harxhi”, shkruan Harxhi.

edith harxhi PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kush do të komunikojë me ne, jemi të hapur”/ Rama: Po punojmë për një paketë masash. Kush shkatërron, do paguajë

08:52 / October 20, 2026

Protesta e dhunshme/ Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet, do shohim mundësinë e uljes së moshës për dënimin penal

08:50 / October 20, 2026

Rama viziton Ministrinë e Arsimit/ Protestat e dhunshme janë pjesë e një “lufte hibride”, synojnë marrjen e pushtetit me forcë

08:43 / October 20, 2026

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.