Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Humbi për 15 vjet shikimin për shkak të mjekëve, gruaja rrëfen momentin emocionues, ja çfarë pa kur ia hoqën fashën nga sytë

11:05 / July 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60fa7a9ec3926
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një histori prekëse vjen nga një grua e cila ka arritur të shikojë pas 17 vitesh në errësirë totale.

Connie Parke e pa për herë të fundit familjen e saj më shumë se një dekadë më parë, por tanimë ajo mund t’i shohë sërish nipërit teksa luajnë dhe më në fund e di si duket e bija e rritur.

Kur nisi të humbte shikimin dhe u verbua asaj iu tha se kishte shkëputje të retinës ose glaukoma. Por diagnoza ishte e gabuar. Në fakt ajo kishte katarakt, që mund të hiqej lehtësisht dhe t’i risillte shikimin. Pasi iu nënshtrua operacionit, 59-vjeçarja tanimë ka shikim të pastër në të dy sytë.Në një rrëfim të përcjellë nga Metro, Connie nga Aurora, Colorado tha: “Njerëzit duhet të ribëjnë kontrolle, sepse unë isha e verbër për 15 vjet pa asnjë arsye. Operacione si ky që bëra unë, kryhen prej vitesh. Ditën që specialisti i retinës më tha se nuk kisha asnjë sëmundje në retinat e mia, unë dhe im shoq u mërzitëm pamasë. Isha e mërzitur me mjekët që nuk arritën të gjenin shkakun e vërtetë se përse humba shikimin, por ditën që arrita të shoh sërish, i gjithë ai inat u shua”.

Problemet me shikimin për Connie-n nisën në 2003. Ajo nisi të kishte probleme me dritat gjatë kohës që i jepte makinës dhe mjeku i tha se ishte për shkak të glaukomës. Tre javë më vonë shikimi i saj po ikte gjithnjë e më shumë.

Në atë pikë gruas iu tha se nuk mund ta operonin dhe se do të verbohej. Pas disa muajsh nuk mund të shihte fare. Vetëm në 2018-n pas një vizite tek okulisti zbuloi se diagnoza ishte e gabuar. Më 2 Nëntor ajo iu nënshtrua operacionit të parë në syrin e djathtë.

“Kur më hoqën fashën të nesërmen gjëja e parë që pashë ishte vetulla e infermieres… nisa të qaj”, rrëfeu Connie. Pak kohë më vonë iu nënshtrua operacionit të dytë dhe tanimë 59-vjeçarja ka shikim të plotë.

Rikthimi i shikimit për të do të thoshte që të mund të shihte për herë të parë sa ishte rritur mbesa e madhe dhe të shihte për herë të parë 8 nipërit e mbesat e tjera.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026

Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen

17:18 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.