Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Humbja përballë Shqipërisë, Vuçiç: S’më zuri gjumi nga trishtimi, u pendova që nuk shkova në stadium

17:20 / October 12, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një komunikim me gazetarë në Beograd ka folur për ndeshjen Serbi-Shqipëri, ku ekipi serb humbi 0-1.

Vuçiç ka shprehur pendesë për faktin se nuk ishte i pranishëm në stadium për të mbështetur kombëtaren gjatë kësaj sfide vendimtare për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

“Nuk ishte mirë ekipi, nuk luajtën mirë dhe pësuan humbje. Unë nuk munda të flija nga mërzia, jo nga inati. Disa njerëz janë gjithmonë të inatosur, por askush nuk pyet çfarë kemi bërë ne për kombëtaren tonë.

Kishin gjithçka që u duhej akomodim më të mirë, fluturime çarter, gjithçka. Ishim mikpritës të mirë edhe për shqiptarët. Por pastaj fillova ta kritikoj veten, me të drejtë. A kam dhënë unë mbështetje për ata njerëz, qoftë edhe vetëm të duartrokas në stadium? 

Nuk shkova në stadium, sepse isha i lodhur. M’u duk më e rëndësishme të pushoja pas një dite të lodhshme, sesa të jepja mbështetje për kombëtaren. Unë e dua kombëtaren dhe më vjen keq që s’isha në stadium, që ta tregoja dashurinë ndaj vendit tim dhe flamurit”, tha Vuçiç.

gjumi humbja stadium trishtim Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, flakët rrezikojnë zonën e banuar!

16:58 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.