Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Hungaria merr presidencën e BE-së më 1 korrik! ‘Make Europe Great Again’, Orban: Fokusi tek emigracioni

18:53 / June 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
orban
FILE PHOTO: Hungarian Prime Minister Viktor Orban speaks during a media briefing in Budapest, Hungary, December 21, 2022. REUTERS/Marton Monus/File Photo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një anëtare rebele e Unionit Europian, siç është cilësuar Hungaria, që ka patur jo pak përplasje me Brukselin dhe zyrtarët e lartë të BE-së, do të marrë nga 1 korriku presidencën 6-mujore të BE. Sipas asaj që ka deklaruar vetë kryeministri Hungarez Viktor Orban për mediat gjermane, cështja e emigracionit pritet të kthehet në një prej temave kyçe gjatë drejtimit presidencës europiane.

Orban ka sjellë në vëmendje një politikë të zbatuar nga Hungaria, që aplikimet për azil të vlerësohen në shtetet e treta, e si shembull përmendi ambasadën hungareze në kryeqytetin serb Beograd, para se aplikuesve t’u jepet drita jeshile për të hyrë në territorin hungarez. Në pritje për të marrë stafetën e Presidencës së Këshillit të BE-së, nga Belgjika që e drejtoi për 6 muaj, Hungaria prezantoi këtë javë edhe një slogan zyrtar me të njëjtat nuanca si ato të presidentit Donald Trump,  “Make Europe Great Again”, ose “Ta bëjmë Europën sërish madhështore”.

Kryeministri ultranacionalist dhe populist i Hungarisë, Viktor Orban është njohur si një aleat i ngushtë i ish-presidentit amerikan Trump, dhe njëherazi si lideri më euroskeptik në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, përmes ministrit për çështjet e BE Janos Boka, Orban u zotua se Hungaria do të punojë në mënyrë produktive. “Si presidencë ne do të jemi ndërmjetësës të ndershëm dhe do të bashkëpunojmë me besnikëri me të gjitha shtetet anëtare dhe institucionet”, është shprehur Boka gjatë një konference për shtyp. Budapesti shpesh ka venë veton në votime kyçe, duke u bërë pengesë, ndonëse të gjithë të tjerët ishin gati të merrnin vendime. Për shkak të cënimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit Hungaria nuk arriti të merrtë fondet nga BE që arrinin në  miliarda euro, shuma të cilat u zhbllokuan vetëm pas përmbushjes së disa reformave.

BE Hungaria Presidenca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.