Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Huthët marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj një cisterne të naftës

14:56 / February 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
huthet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizja rebele jemenase Huthi ka marrë përgjegjësinë për një sulm të premten ndaj një cisterne nafte në Detin e Kuq.

Huthët kanë nisur sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq nëntorin e vitit të kaluar. Këtyre sulmeve u janë përgjigjur me kundërsulme ndaj rebelëve Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Sulmet e rebelëve jemenas kanë penguar tregtinë botërore, që kalon përmes Detit të Kuq, një prej rrugëve kyçe të tregtisë në botë.

Forcat detare të Huthëve “kryen një operacion që shënjestroi cisternën britanike të naftës, Pollux, në Detin e Kuq”, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Saree.

Ai nuk tregoi se si rebelët kishin përcaktuar se kjo anije kishte lidhje me Britaninë, pasi në një databazë për anijet në Greqi, thuhet se anija e sulmuar operohej nga një kompani e Athinës.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të premten se një raketë e lëshuar nga Jemeni “goditi anijen Pollux, që po barte naftë të papërpunuar”.

Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë kur hyri në fuqi vendimi i Uashingtonit për shpalljen e Huthëve si “terroristë”.

Megjithatë, kompania e sigurimeve, Ambrey tha se cisterna pësoi “dëme të vogla”.

Sulmet fundit vijnë pasi ushtria amerikane gjatë 16 shkurtit sulmoi tri raketa lundruese të Huthëve, që sipas Uashingtonit, po përgatiteshin që të sulmonin anijet në Detin e Kuq.

Rebelët e Huthit kanë thënë se sulmojnë anije që kanë lidhje me Izraelin apo që nisen drejt Izraelit në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës.

Izraeli dhe Hamasi grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian po luftojnë që nga 7 tetori, pasi grupi radikal palestinez sulmoi Izraelin, duke nxitur ofensivën izraelite që ka lënë të vrarë mbi 28.000 persona në Gazë.

cisterne huthet sulm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026

Stuhia e fuqishme godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa pa energji elektrike

09:34 / October 24, 2026

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.