Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hyjnë sot në fuqi masat e reja kundër Covid, kush janë kategoritë që nuk lejohen pa certifikatë vaksinimi

08:39 / January 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga sot në vend do të hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura në kuadër të pandemisë dhe rrezikut nga varianti Omicron i koroanvirusit.

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik njoftoi se nga data 4 janar punonjësit e administratë publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve , do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë.

Në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohen, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.

Masat e njoftuara më herët nga Komiteti Teknik i Ekspertëve:

Duke u bazuar në situatën epidemiologjike, në rritjen e qarkullimit të virusit Omicron në Europë dhe faktit që stina e dimrit rrit mundësinë për marrjen e infeksionit Sars Cov2, Komiteti ka vendosur si më poshtë:

  1. Çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën përforcuese pasi ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë.
    2. Pas vendimit për vaksinimin e mësuesve dhe studentëve, Komiteti ka marrë vendim që deri me datën 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, pasi me datën 4 janar do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë.
  2. Nisur nga fakti që varianti i ri Omicron është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi e kontaktesh me vende të Afrikës së Jugut, si edhe faktin që akoma nuk është e qartë natyra e agresivitetit të virusit, masat e marra edhe nga vende të tjera të botës, Komiteti i Ekspertëve vendosi të rekomandojë ndalimin e hyrjes të shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet:
    Afrikë e Jugut
    Kenia
    Angola
    Zambia
    Bostëana
    Senegal
    duke filluar nga data 3 dhjetor, për tre javë.

Shtetasit shqiptarë rezidentë, që vijnë në Shqipëri dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes, në vendet e listuara më sipër do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë dhe do të monitorohen nga njësitë shëndetësore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: “Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas”

15:38 / September 27, 2026

Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

15:18 / September 27, 2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë

15:01 / September 27, 2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen sot në sheshin “Skënderbeu”

14:41 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.