Sot hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe lajmi bëhet i ditur nga anëtari aktual i KQZ-së, Bledi Skënderi.
Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se “sipas dispozitave të reja mandati i antarëve aktualë ndërpritet,por qëndrojmë në detyrë deri ditën e zgjedhjes së Komisionerit”.
POSTIMI I BLEDI SKENDERIT
Sipas dispozitave të reja mandati i antarëve aktualë ndërpritet,por qëndrojmë në detyrë deri ditën e zgjedhjes së Komisionerit !
Përplasjet politike të forta e vunë trupën e KQZ-së në situata shumë të vështira!
Ne u përpoqëm të menaxhonim situata deri absurde!
Ndoshta sikundër tha dhe Shefja e misionit te OSBE-ODHIR Audrey Glover u treguam pak”Kreativë”!
Gjithsesi jam absolutisht i bindur që kemi bërë më të mirën për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë!
Jam krenar se punova si pjesë e një trupe nga më profesionistet që ka patur ndonjëherë KQZ.
Një falenderim të veçantë kam për të gjithë stafin e institucionit!
I uroj Komisionerit,Ndihmës Komisonerit,dhe dy trupave të reja që do të zgjidhen punë të mbarë!
