Ditët e fundit një lajm i bujshëm nga bota e sportit ka “pushtuar” gjithë mediat. Dy protagonistët janë Mauro Icardi dhe Wanda Nara që përfliten se janë ndarë, dhe shkaku ka qenë aktorja China Suarez, që ka hyrë mes çiftit.
Mirëpo, aktorja ka dhënë versionin e saj me fakte, duke shpërthyer në Instagram. Ajo akuzon sulmuesin argjentinas për të gjithë këtë histori.
“Është e lehtë të më bësh të ndihem keq duke mi kaluar mua përgjegjësitë. Çmimi i mbrojtjes së imazhit të një familjeje paguhet nga unë, jo nga ai që bërë gabimin. Kështu të gjitha janë në rregull”.
Gjithashtu ajo ka diçka edhe për ata që nxjerrin lajme të rreme.
“Ajo që ndodhi nuk është një situatë që e kam filluar unë, as nuk e kam nxitur, as provokuar.”
Në postimin e saj, ajo zbulon se Icardi i ka thënë se është në prag të ndarjes me bashkëshorten aktuale.
“Unë jam lidhur me burra sepse i kam besuar ato që kanë thënë, se ata ishin të ndarë ose do të ndaheshin së shpejti,” përfundon Suarez, duke fajësuar sulmuesin argjentinas.
Më parë, Wanda e quajti modelen “ku*vë” në një postim në Instagram, e më pas hoqi atë dhe futbollistin nga lista e ndjekësve të saj e nxiti zërat se ata ishin ndarë. Megjithëse duket ende e paqartë se çfarë po ndodh mes tyre dhe se cilin version të të dyve të besojmë. Nuk përjashtohet mundësia që e gjithë kjo situatë po përdoret thjesht për pak thashetheme në media, siç ndodh rëndomtë…
