Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hyri në një banesë për të grabitur, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

11:47 / September 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polic 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Durrës/ Vijojnë operacionet për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifkimin dhe kapjen e autorëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”. Policia kap në flagrancë në banesën e një shtetasi në tentativë për të vjedhur dhe vë në pranga 33-vjeçarin.

Ky shtetas dyshohet dhe si autor edhe i vjedhjes në banesën e një shtetaseje turke banuese në Durrës. Strukturat e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen e vjedhjes së banesës së një shtetaseje turke, banuese në lagjen nr. 14 Durrës, duke identifikuar autorin e dyshuar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në kërkim të autorit, ku gjatë kontrolleve për kapjen e tij, kanë marrë informacion se autori i dyshuar i vjedhjes ishte futur në një banesë tjetër për të vjedhur. Bazuar mbi këto informacione dhe të telefonatës të bërë nga i zoti i banesës, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në kohë reale në banesën e shtetasit F.A, ku kanë kapur dhe prangosur në flagrancë shtetasin:

A.Sh,. 33 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas në tentativë për të vjedhur ka goditur me grushte shtetasin F.A , por ndërhyrja në kohë e Policisë, bëri të mundur parandalimin e vjedhjes dhe të përshkallzimit të mëtejshëm të këtij rasti.

33-vjeçari më parë dyshohet se ka vjedhur në banesën e një 31-vjeçareje nga Turqia me banim në Durrës, dy aparate celular dhe një sasi parash.


Materialet procedurale dhe i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së parë të Juridikisionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja me dhunë” mbetur në tentativë.

Durres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.