Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I akuzuan se po vidhnin ndihmat për tërmetin, SHÇBA kallëzon penalisht 2 përfaqësues të Aleancës për Teatrin /Video/

22:07 / December 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkcb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas akuzave se po vjedhin ndihmat që duhet të shkojnë për banorët e prekur nga tërmeti, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA) ka kallëzuar penalisht dy përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Mësohet se ka nisur hetimi për 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, shtetasen M.J. dhe shtetasin E.M. Në reagimin zyrtar, ato bëjnë me dije se videoja e cila u raportua në rrjetet sociale si vjedhje, ka qenë momenti i magazinimit të ndihmave, siç ka sqaruar dhe më herët ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kallëzoi penalisht 2 përfaqësuesit e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, shtetasen M.J. dhe shtetasin E.M. për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) i kallëzoi penalisht ata, lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale e më pas në media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako ushqimore, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale gjatë një operacioni të zhvilluar më datë 28.11.2019, për t’u magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, me urdhër të Prokurorisë. SHÇBA bën apel për shmangie të dizinformimit të qëllimshëm të publikut”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e sotme publikuan disa pamje të punonjësve të SHBÇA-së, të cilët po shkarkonin disa qese me ndihma të “Fundjava Ndryshe”, për t’i futur në institucionin e Ministrisë së Brendshme, ku edhe kjo strukturë është e vendosur.  Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pretenduan se ndihmat që ishin për banorët e prekur nga tërmeti, po vidhen nga punonjësit e SHÇBA-së.

2 perfaqesues aleanca per teatrin shcba vidhnin ndihmat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.