Personi që shihni në foto është Arjan Tase, drejtuesi i skafit që goditi për vdekje një fëmijë 7 vjeç në plazhin e Potamit.
Ai u shoqërua në polici, e ku gjatë dëshmisë mësohet të ketë thënë se ka pasur një problem teknik në skaf.
Arjan Tase ka mbajtur më herët postin e shefit të Komisariatit të Himarës, ndërsa aktualisht është drejtuesi i Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Në janar të 2021 Tase u arrestua nga policia për shpërdorim detyre, pas një aksioni anti-kanabis “Hapësira”. Së bashku me shefin e krimeve Artur Veshaj ata u akuzuan se lejuan kultivimin e kanabisit në zonën e Vlorës. Mirëpo, prokuroria nuk mundi të faktojë akuzat ndaj tyre. Ai u rikthye në detyrë dhe më pas është transferuar në Elbasan
Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.