Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“I ati i kërkoi marrëdhënie seksuale”, rrëfimi i miqve që i erdhën në ndihmë 18-vjeçares së abuzuar: Kur e morëm nga babai …

13:52 / May 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
audio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy miqtë e ngushtë të 18-vjeçares së abuzuar seksualisht nga babai në Korçë rrëfyen për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, momentet e tmerrit të adoleshentes.Shoku dhe shoqja e saj e kishin çuar 18-vjeçaren deri te shtëpia e babait dhe po ato dy i kanë ardhur në ndihmë pas skandalit.

Dy të rinjtë rrëfyen përjetimin e tmerrshëm të ngjarjes, teksa thanë se në orët e para të mëngjesit kanë shkuar të marrin shoqen e tyre, e cila ishte e tronditur dhe vetëm qante.

Shoqja: E pyesja vazhdimisht ‘çfarë ke’ dhe më thoshte se do të tregoj. Më pas më dërgoi disa voice.

Pyetje: Çfarë ndjeje ti kur dëgjoje bisedat?

Shoqja: Dridhesha e tëra, e humba fare.

Pyetje: Si ishte gjendja e saj në mëngjes, kur vajte me shokun tënd?

Shoqja: Qau direkt.

Pyetje: Ishte e shqetësuar kur e dërgove te babai?

Shoqja: Thjesht kishte një parandjenjë të keqe, ndjente që do të ndodhte një gjë e keqe.

Pyetje: Ti i dije problemet familjare të saj?

Shoqja: Po normale, e dija gjithë historinë e saj.

Pyetje: Çfarë ndodhi pas vajtët rreth orës 4 të mëngjesit në qendër dhe morët shoqen?

Shoqja: Kur erdhi te shtëpia ime në orën 5 të mëngjesit, fola me të. Më pas, pritëm sa doli mami im nga puna. Ne shkuam në polici, po atë ditë u kap dhe babai i shoqes sime, që nuk e Meriton emrin ‘baba’. Ai u kap në fshat atë pasdite. Më pas, bisedat audio i kam hedhur në disk dhe i kam printuar dhe në fletë, por ditën tjetër.

SHOKU i 18-vjeçares: U nisa rreth orës 2 të mëngjesit, më njoftoi shoqja ime. Më tregoi si ishte problemi. Unë u nisa direkt në fshatin e saj. Kur e dërguam te babai ishte normale, kur e morëm ishte e tronditur, shumë e demoralizuar, nuk kam fjalë.

Pyetje: Çfarë ndodhi pasi e morët?

Shoku: Nuk doja ta trondisja më shumë, e lashë të rrinte në qetësinë e saj. E pyeta njëherë çfarë ndodhi, por ajo vetëm po qante.

18-vjeçarja e abuzuar

Pyetje: Si u ndje mamaja?

18-vjeçarja: Nuk është e lehtë për një nënë të dëgjoj këtë gjë.

Pyetje: Sa e menduar denoncimin?

18-vjeçarja: Nuk e mendova fare, ishte dicka që duhej bërë, sepse 20 vite dhunë nuk e denoncuam kurrë, por kjo ishte dicka që nuk mbante./ BW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.