Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

I bëri jehonë Shqipërisë! Dua Lipa feston sot datëlindjen. Historia e këngëtares së njohur nga Dukagjini

11:53 / August 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 103
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dua Lipa sot feston datëlindjen dhe është padyshim brezi i artë i shqiptarëve në diasporë që po shkëlqejnë në nivelet më të larta Botërore dhe po i bëjnë jehonë vendit të tyre në skenat e mëdha botërore. E lindur në Londër më 22 gusht 1995, këngëtarja e njohur shqiptare në mbarë botën numëron sot miliona klikime, fansa dhe admirues duke u bërë një nga emrat më të përmendur në mbarë botën.

Bukuroshja Dua Lipa ka treguar gjithmonë lidhjen e saj me tradita dhe kulturën shqiptare, me Kosovën dhe shqiptarët. Historia e suksesit për këngëtaren, që sot mund të merret si një shembull nga të gjitha vajzat e vogla me ëndrra të mëdha, nisi në Ëest Hampstead, ku mori mësimet e para të muzikës, përfshirë violonçelin. Pasioni për muzikën i ishte injektuar Duas nga babai i saj, i cili ishte këngëtar kryesor dhe kitaristi i grupit të famshëm rock të Kosovës, “Oda”.

Kur Dua bëri audicion për të hyrë në korin e shkollës, mësuesi i tha se ajo nuk mund të këndonte dhe në atë kohë ajo u zhvendos me familjen në Prishtinë pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, mirëpo dëshira e Duas për të ndjekur pasionin ishte më e fortë.

Ndaj këngëtarja u kthye në Londër në moshën 15-vjeçare, kohë kur nisi të ngarkonte këngët e saj cover në SoundCloud dhe Youtube. Dua Lipa nënshkroi me një agjenci modelingu, duke e ndihmuar atë të fitonte një rol si “këngëtare” në një reklamë në ITV për The X Factor në 2013. Kështu, ajo fitoi një producent dhe një menaxher.

Në gusht 2015, Lipa publikoi këngën e saj të parë, “Neë Love”. Kënga e saj e dytë, “Be the One”, pati sukses europian në tetor 2015, duke arritur të renditet në vendet e para në top-lista.

Dua ka marrë vlerësime të shumta gjatë karrierës së saj duke përfshirë gjashtë çmime “Brit”, tre çmime “Grammy”, dy “MTV Europe Music Aëards”, një “MTV Video Music Aëard”, dy “Billboard Music Aëards”, një “American Music Award” dhe dy “Rekorde Botërore Guinnes. Ajo u përfshi në listën “Time 100 Next në 2021” Sot, Dua Lipa është një prej këngëtareve më të suksesshme në mbarë botën dhe krenaria e çdo shqiptari. Ajo është amabsadorja më e mirë e Shqipërisë dhe një ndër imazhet më të mira dhe të forta.

Dua Lipa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.