Edhe xhami tashmë mund të printohet në 3D, duke realizuar struktura komplekse të bukura si bizhuteri.
Teknika e publikuar në revistën Nature Materials është bërë nga një grup i Politeknikut të Zyrihut, koordinuar nga Andre Studart. Kjo teknikë i hap rrugë mundësisë për të realizuar objekte të përmasave të mëdha, si shishe apo gota. Baza për këtë teknikë të re është një rëshirë speciale, që mund të punohet falë rrezeve ultravjollcë.
Duke modifikuar intensitetin e dritës, shkencëtarët mund të ndryshjojnë përmasat e poreve të mirkostrukturës, duke ndryshuar teksturën e duke i dhënë kështu formë objekteve.
