Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I çau nofullën policit, kush është i “forti” i Peqinit në kërkim për vrasje

23:28 / May 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policiaeshtetitnatendy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një javë më parë një polic është dhunuar keqas nga një i ashtuquajtur i fortë, i cili i ka dëmtuar edhe nofullën efektivit të policisë.

Personi që dhunoi Policin ka qenë duke udhëtuar me një makinë së bashku me dy persona të tjerë, kur i është bërë me shenjë nga Policia të ndalojë.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ndërsa autorët po udhëtonin nga Elbasani në drejtim të Peqinit.

Personi që ka dhunuar policin është Astrit Sufali i cili në debat e sipër i çau nofullën njërit prej policëve.

Në këtë përplasje fizike u përfshinë edhe dy personat e tjerë në makinë, ndërsa dy policët e tjerë në detyrë ishin B.T dhe Q.M.

Mënjëherë pas ngjarjes, Sufali dhe dy bashkëpunëtorët e tij u larguan nga vendngjarja, ndërsa janë ende në kërkim nga policia.

Astrit Sufali rezulton një person me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Ai është shpallur në kërkim për vrasje në vitin 2012 në Itali, ku është i dënuar me 19.7 vite burg.

Ai u arrestua në shtator të vitit 2017, pasi kërkohej edhe për një vrasje të ndodhur në vitin 1998.

Edhe pse u bë arrestimi i tij në Peqin me qëllim ekstradimi në Itali, ai u la në masën e sigurisë arrest shtëpie, të cilën e theu duke lëvizur i lirë.

Ngjarja e goditjes së policit nga Sufali u denoncua edhe nga ish-kryeministri Berisha, i cili akuzoi Policinë për fshehje të ngjarjes.

“Doktor ka ndodhur një ngjarje e rende, ne qytetin e Peqinit ku janë rrahur barbarisht 2 policë rrugorë të Elbasanit, ngjarja mbahet e fshehte nga policia Elbasanit dhe Peqinit. Te dy personat qe kan rrahur policet janë ne kerkim nga Interpoli per vrasje ne Itali”, shkruhej në postimin e Berishës.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares Aurora Tila në Itali, “E hodha unë nga ballkoni, më falni”

10:32 / July 14, 2026

Sherr mes të rinjve, plagoset 22-vjeçari në Fushë-Krujë

22:41 / July 13, 2026

Rrezikuan të mbyteshin, Policia Kufitare u vjen në ndihmë 9 turistëve të huaj, në dy raste të ndryshme në Himarë e Ksamil 

20:38 / July 13, 2026

Sulmi digjital, 15 denoncime/ Policia ka identifikuar mbi 200 persona të përfshirë

12:57 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.