Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

I dashuri e braktisti se preu flokët, gruaja: Bëra paruke për nënën me kancer

23:52 / December 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kancer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua ka mbetur zemërthyer pasi i dashuri i dha fund lidhjes së tyre për shkak se ajo i preu flokët e saj të gjatë për bamirësi. Ajo shpjegoi se nëna e saj së fundmi është diagnostifikuar me kancer dhe kanë filluar ti bien flokët për shkak të kimioterapisë.

Sipas The Mirror, për të mbështetur nënën e saj dhe ata që luftojnë me kancerin, vajza vendosi t’i presë flokët e ti dhurojë. Por vetëm pasi kreu këtë akt bamirësie ajo u përball me ndarjen. I dashuri e la duke i thënë “nuk më pëlqejnë vajzat tullace”.

“Kisha flokë tepër të gjatë, të cilët arrinin dyshemenë kur i mbaja lëshuar, ishin të trashë, të shëndetshëm e të  mbajtur mirë. Kur nëna ime u diagnostifikua me kancer, ishte një periudhë tmerri për të gjithë. Ajo filloi seancat e saj të kimioterapisë, askush nuk e dinte se çdo ndodhte, por shpresonim të shkonte çdo gjë mirë. Nga kurimi ajo filloi të humbiste flokët, të cilët nuk ishin as sa gjysma e të mive, por ishin të shëndetshëm dhe ajo i donte shumë. Kur i preva  flokët, u kërkova të bënin një paruke për nënën time dhe ata pranuan. Kur i dashuri im erdhi në shtëpi “u shokua” kur më pa pa flokë dhe tha se kishte menduar se unë do dhuroja vetëm një pjesë të tyre. Megjithëse i kisha thënë se do i prisja të gjithë, ai kishte menduar se nuk do e bëja”.

Më tej gruaja thotë se të nesërmen në mëngjes, teksa ajo bëhej gati për të shkuar në punë i dashuri ju afrua dhe i tha troç se ai nuk mund të rrinte me një vajzë pa flokë, mblodhi plaçkat e u largua nga apartamenti i tyre.

“I thashë se ata do të rriteshin sërish, por ai më tha se do duhej shumë kohë. Më la, iku nga apartamenti im duke më lënë vetëm, pa flokë dhe të frikësuar”, tha gruaja.

floket i dashuri kancer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.