Po drejtonte makinën e tij në gjendje të dehur e teksa humbu kontrollin merr para katër makina të parkuara, duke plagosur shokun e tij që ishte pasagjer.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” në Berat ku 37-vjeçari duke drejtuar mjetin tip BMV “ka goditur 4 mjete që ishin të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri që ishte në mjetin e tij, shtetasin I. Th., 39 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
NJOFTIMI I PLOTE
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim” Berat, i cili duke drejtuar mjetin tip “BMë”, pasi ka humbur kontrollin ka goditur 4 mjete që ishin të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë është dëmtuar pasagjeri që ishte në mjetin e tij, shtetasin I. Th., 39 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë.
Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D. ishte në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/litër.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
